Etnik Brruti është kthyer në një çështje në Kosovë. Zgjedhja e tij për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare ka sjellë nga pas një histeri të tepruar në opinionin sportiv të Kosovës. Shumë kanë nxituar ta emërtojnë si tradhëtar, pavarësisht faktit se lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e kombit.
Ditën e djeshme ai ka reaguar edhe vetë i ati i futbollistit. Besnik Brruti ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se djali i tij do të luajë për flamurin me të cilin janë mbështjellë të gjithë heronjtë e lu.ftës së UÇK-së. Ai thekson se Etniku po mbron vlerat kombëtare dhe po tregon besnikëri ndaj idealit për të cilin vetë shqiptarët e Kosovës kanë lu.ftuar.
“Tradhëtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhëti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë.
Kjo nuk është tradhëti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar. Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare. Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”, ka shkruar Besnik Brruti.
Sh turp me e cu muhabetin deri ne kte pike
muhabet pa asnje lloj kuptimi. te gjithe jane te lire te luajne ku te duan dhe askush nuk ka te drejte t'i imponohet askujt. as lojtareve qe kane luajtur per Gjermanine, Zvicren e le me per Shqiperine. ashtu si edhe po te kish zgjedhur Kosoven, askush nuk duhet te hapte goje. keto jane muhabete arkaike te njerezve qe u ka ngelur ora...
SA DEKLARATË e DHIMBSHME, sa KUPTIMPLOTE ! Kemi dy kombëtare arbnore dhe na gëzofshin e iu gëzofshim të dyjave - ARBNORE ILIRE!
E dhimbshe dhe madheshtore. Fjalet e ketij burri me bene te me rrjedhin lot. Adem Jashari dhe heronjte tane qe dhane jeten per lirine e Kosoves, nuk luftuan per ate pacavuren qe i ka dhene Europa Kosoves, por luftuan per flamurin kuq e zi te Skenderbeut. Besnik Brrutit i qofshim fale se ka ditur te rrise nje djale me zemer shqiptare. I uroj jete te gjate dhe suksese ne jete.
sakte,kosova s duhet te pranoje nje flamur tjeter
Brravo ! Shqiptar me Zemer ,ni Gjak, ni Komb,ni Flamur ! Tradhti qe sdo na e falin,ata qe dhan Jeten per bashkimin e Kombit . Tradhti dhe frik ,qe ky za po vjen dhe po shuhet nen presionin e ndikimit nepermjet fes Islame Turke, ne Kosov dhe ne Shqiperi !
N Q S quhet tradheti te luash ???????????????? athere duhet te jemi njesoj sikur luan per se....n. Keta djem i duhen kombit.
Shume respekte per Z. Brruti Senior dhe per Z. Brruti Junior. Te jesh patriot sot ka dale nga moda. Hienat e Internetit tentojne te shqyejne kedo qe nuk sillet si ata. Por mos e rruj fare o Etnik. Hienat le te hungerijne ti ec perpara.
Respekte
I nderuar babai i Etnikut,tredhetar te qusjn ata qe tradhetare jane ne shpirt e ne gjak vete,nuk njohin ngjyrat e kombit, ndjejne neveri per ato ngjyra dhe gjejne strofkull ne ide te tilla,mbulojne paftyrsine e tyre me kombin Kosovar,nuk pranojne qe nje shqiptar, qe ka te drejten e zotit sepse eshte i tille,shqiptar,e te perfaqesoje ke ti doje zemra,Kosove a Shqiperi te jete dhe te pranohet zgjedhja e tij,pa pengesa e idiotesira,prandaj si prind, ke vetem respekt nga te gjithe shqiptaret!!
Respekte per kete djale! Si mund te quhet tradhti te luash per kombin tend e aq me teper me nje top…..edhe Graniti zgjodhi Zvicren dhe nuk e quajti askush tradhetar!
Etnike, krenar per baben, krenari shqiptare. Te duam!
Ma mire e ma bukur nuk mund ta thoshte askush. Brruti e ka fituar tashme dashurine e tifozeve kuq e zi.
Bravo familja Bruti , respekte per Ju , Ketu dallohen Kosovaret e vertete me koqevaret e Al-Bin e Gerdalles ministre .
Respekte per pergjigjen qe jep babbi i Etnikut
E MADHËRISHME- LEGJENDARE, faqebardhi at i BRUTIT! Paci shëndet!
Bravo Etnik.Te urojme suksese.Kush do me nda Kosoven me Shqiperine ,le te shkoje te luaje per Zvezden ne Beograd!
Kjo qe keni shkruar quhet "pak e sak". Bravo; me dy fjale keni thene me shume se te gjithe ne bashke.
Respect ✊,,te perfaqesosh kombin tend eshte tradheti??no koment
Etnik Brruti. Lexojeni dhe kuptojeni drejt këtë emër, ju patriotët e pas pilafit. Mbiemri “Brruti” tregon origjinën nga fshati Brrut i Hasit në Shqipëri, tashmë fshat i përmbytur nga Liqeni i Fierzës. Ndërsa për emrin “Etnik”, besoj se nuk ka nevojë për sqarim. Djaloshi me etni shqiptare, me mbiemrin e fshatit nga e ka origjinën, ka zgjedhur të përfawësojë ngjyrat e flamurit, që identifikon shqiptarët kudo ndodhen, edhe vëllezerit e një gjaku në Kosovë. Zotërinj, ekipi shqiptar i futbollit që stëvitet eshtë ekipi kombëtar i futbollit, ndersa Kosova Dardane, hëpërhë, la thjesht një përfaqësuese shtetërore futbolli.
Ore pse e bastardoni çdo gjë??? Jo po tradhti, jo po patriotizëm! Osht thjesht futboll! Këtij djalit i urojm suksese, POOOR, as ka tradhtu kënd, as nuk ka bo akt patriotik! Ju dha mundësia, dhe erdhi! Po ta kish thirrurr kombëtarja e Kosovës( ku ka marr pjes në nja 2 zbore trajnimi), normal do aktivizohej atje dhe nuk do kish pyetur FSH! Mos harroni se karriera e futbollistave nuk zgjat shumë, e ky zgjodhi momentin e përshtatshëm për karrierën e vet!( mos harroni se pashaporta Shqiptare për momentin atij i hap mo shum dyer se pashaporta Kosovare për tu aktivizuar në liga të ndryshme europiane!) Pra zgjedhja e Shqipërisë nuk ka të boj se tani ai është më patriot se po të zgjidhte Kosovën! Ka bërë zgjidhjen më të mirë për karrierën e tij! Suksese i urojm!
JAM SHQIPTARE QE S'NJOH KRAHIN PER KOSOV JAP SHPIRTIN TIM. ----------------- KUQ E ZI DERI SA TE JET JETA . RROFSH BABAI FUTBOLLISTIT QE KA VENDOSUR TE MBROJE NGJYRAT E FLAMURIT TE ISA BOLETINIT / AZEM GALICES / HASAN PRISHTINES E SHUME TRIMAVE KOSOVARE - HERONJ KOMBETARE TE GJITHE KOMBIT TONE SHQIPTARE DHE HEROIT TE KTIJ SHEKULLI TE SHQIPTAREVE ***** ADEM JASHARI ***** -
Marrëzi.
Gjithe kjo gurgule per nje qe do te jete I grumbulluar por jo ne formacion. Me duket paradoks sepse Kosova ka shume me te mire se ky por edhe ne sja kemi shume nevojen. Kjo eshte si puna e atij qe hedh nje gure ne lume dhe budallenjent nuk hidhen por zihen per nje te marre me teper. Ai nuk eshte Messi apo Mbape apo Haland psei jepni kaq rendesi apo per nje cik sherr neve nuk rrime dot.
ANTI, jam nga Gostivari. Më thuaj, po ditëke të thuash dicka me vend, se në këtë klasifikimin NE, nënkupto ATA, ku e kam vendin unë që jam edhe nga ana NE edhe nga ana ATA. Gomarllëqe - jemi vetëm NE. Ata - janë shkiet sherbë, të krishterët e amalgamës "maqedonë, greqërit. Një deklaratë e dalë nga goja e një debili nga Dardania - tradhëti, është prodhim i mungesës së SENSIT KOMBËTAAR tek idiotthënësi dhe rrjehojë e varfërisë së fondit të fjalëve shqipe, ngase TORVIOLI e zotëron shqipen në nivel majmuni dhe komunikon brenda pak fjalësh, qenie e mjerë. Këtë mosdakortësi, një person me kulturë normale kombëtare dhe gjuhësore do ta thoshte me dhjetëra nuancash kuptimore, pa idiotizmën TRADHËTI. Majmunit i falet, injoranti shpërfillet. Zgjedhja mbetet e Tërvivolit.
Shoku mos me keqkupto Kosova ka nje kombetare apo jo per te mos perseritur I kam rene shkurt ne, eshte thjesht shkurtim. Ne jemi nje dhe per Toverlanin di qe eshte nje keqdashes sepse gjithmone ka qene destruktiv kundrejt trajnereve te vendit ame. Mua me duket kur e shoh si ata sllavet e viteve 70-80 ne paraqitjen e jashteme.