Rocco Vata “refuzon” Irlandën dhe mban ende Shqipërinë, por nuk do të vijë te U-21 i kuqezinjëve

10 Mars 2025, 18:03Sport TEMA
Rocco Vata “refuzon” Irlandën dhe mban ende

Rocco Vata është një prej atyre emrave që ka ngjallur më shumë diskutim në kohët e fundit. Djali i Rudi Vatës ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Irlandës dhe ka mundësi për të luajtur me disa Kombëtares, mes të cilave futet edhe Shqipëria. Pak ditë më parë qarkulloi një lajm i rremë se Rocco Vata ishte pjesë e listës së Irlandës për ndeshjet e marsit. Kjo nuk do të thotë se emri i tij nuk do të shfaqet në atë listë, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.

Mund të quhet një lajm i rremë për shkakun se një fotografi e bërë nga tifozët e Irlandës ku shihej Rocco Vata me fanellën e Irlandës, si një prurje e re e Kombëtares A, ka bërë xhiron e mediave sportive shqiptare duke e raportuar si të ardhur nga Federata Irlandeze e Futbollit. Kjo nuk ishte e vërtetë dhe mbetet ende pezull çështja se kë Kombëtare do të zgjedh lojtari i Ëatford.

Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës”, moderatori Altin Sulçe ka dhënë një lajm ekskluziv rreth kësaj çështje. Sipas tij, Irlanda A i ka dërguar një ftesë zyrtare Roko Vatës për ndeshjet e marsit, por ky i fundit nuk e ka pranuar ende ftesën. 19-vjeçari e ka lënë ende këtë ftesë pezull, duke mos e pranuar dhe as refuzuar. Gjithashtu Shqipëria i ka dërguar një ftesë Roko Vatës me Shpresat e Alban Bushit, U-21, por Roko e ka refuzuar.

Qartësisht Roko Vata e konsideron U-21 e Shqipërisë si një kostum që nuk i rri përshtat pasi më parë ka luajtur me Irlandën U-21 dhe tani e sheh veten një hap më lartë. Megjithatë nuk garantohet se ftesa e Shqipërisë A do ta sjellë Roko Vatën si kuqezi, pasi vendimi i fundit i takon atij dhe vetë lojtari ka ende dyshime.

Por për sa kohë është në këtë enigmë, dera mbetet e hapur edhe për Shqipërinë. Një sjellje e tij ka sjellë shumë diskutime teksa disa e përgëzojnë që nuk po e pranon ende Kombëtaren dhe të tjerë nuk e pranojnë sjelljen e tij për të refuzuar Shqipërinë U-21, duke e parë si një “ofendim”. Shqipëria është një krenari për t’u përfaqësuar në të gjitha grupmoshat dhe këtë rrugë e ka ndjekur Armando Broja, Kristjan Asllani, Marash Kumbulla dhe shumë yje të tjerë. Për më tepër te Shqipëria A nuk është ftuar as Anis Mehmeti, që ka bërë 12 gola këtë sezon në Championship, në të njëjtin kampionat ku luan edhe Rocco Vata, i cili ka shënuar 3 gola. Avantazhi i këtij të fundit është padyshim mosha e vogël, vetëm 19 vjeç, por duket qartazi se lojtari i Ëatford e konsideron ftesën e Shpresave tona si një ofendim për të. A ka të drejtë Roko Vata?

3 Komente

  1. E
    Edi

    Eshte e drejta e lojtarit te zgjedhi ke te doje. Perderisa e ka thirrur Irlanda A do te thote se eshte provuar dhe e ka kaluar me sukses testin me Irlanden U21 por cdo shtet ka rregullat e tij dhe lojtaret nuk duhet ti bejne presjon federates per te ndryshuar rregullat e vendosura perderisa kete gje nuk guxojne ta bejne ne vendet perendimore nga vijne….

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Po per cfare Presioni flisni more djem.Therritja tek U21 eshte per te lare gojen me Rudin,se edhe ai nuk pushon goja.Presidenti Mafioz Duka nuk e do djalin se ka bere Sherr me Rudin kur ai donte te hynte ne Federate,dhe kjo tani eshte sa oer te lare gojen.Shqipnia merr Brrutin qe luan me Malisheven,asnjehere jashte Kosoves,dhe nuk therret ne Kombetare nje qe eshte rritur ne Futbollin Scocez dhe Irlandez?Nuk te vjen nje njeri te kete U21 e nje vendi me te rendesishem ne Futboll,dhe te village je me ulje ne nje vend qe U21 nuk ka luajtur kurre ne Evente sportive.Merreni ne Kombetare,mjaft me Qelpsilleqe.Dhalin e kam pa me Watfordin,do behet lojtar i mire,mos harrojne eshte vetem 19 vjec dhe ka bo 3 gola dhe disa Assiste.Mjaft Mafiozi Duka,je Shkerdhate Shijaku,do tja nxjerresh Inatin e Rudit djalit te tije.Tung nga Kanadaja Larget.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Samba

        Nuk e besoj qe Duka te jet kaq plehre, qe t'i prishe karrieren djalit ( dhe te privoje Kombetaren tone nga sherbimet e tij) vetem per faktin qe ka shkembyer replika me te jatin. Ne se niveli i tij nuk eshte i pershtatshem per Kombetaren, eshte çeshtje tjeter.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje