Agim Ibraimi do të jetë drejtori i ri sporitv i klubit të Partizanit.
Prezantimin e Ibrahimit e ka bërë vete kreu i “demave të kuq” Gaz Demi.
“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës”, thekson në njoftimin për shtyp klubi i Partizanit.
Kujtojmë që Agim Ibrahimi vjen si drejtor sporitv i të kuqve pas eksperiencës që pati tek rivalët e kryeëytetit, Tirana. (TemA)
Lini një Përgjigje