Inter fiton në transfertë ndaj Parmës, ruan vendin e parë

7 Janar 2026, 22:50Sport TEMA
Inter fiton në transfertë ndaj Parmës, ruan vendin e parë

Interi ka fituar në transfertë në ndeshjen e sotme ndaj Parmës, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-2.

Zikaltrit dominuan takimin dhe arritën të shënojnë nga një gol për pjesë.

Golat për Interin u realizuan nga Federico Dimarco dhe Marcus Thuram, të cilët vulosën një fitore të rëndësishme jashtë fushe.

Me këtë sukses, Interi ruan vendin e parë në renditje, duke shkuar në kuotën e 42 pikëve të grumbulluara.

Lini një Përgjigje