Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të rrëfyer një pjesë shumë personale të jetës së tij.
Për herë të parë, legjenda e futbollit ka dhënë një intervistë të gjatë në gjuhën boshnjake, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka” në “Arena Sport”, në një bisedë të sinqertë me Slaven Bilic.
Tema kryesore ishte fëmijëria e tij në Suedi dhe hija që lufta në Bosnje dhe Hercegovinë la mbi familjen dhe komunitetin e tij.
I rritur në lagjen Rosengard të Malmos, Ibrahimovic thekson se, edhe pse rrënjët e tij familjare janë nga Bosnja, ai nuk ishte i ekspozuar drejtpërdrejt ndaj tmerreve të luftës.
Megjithatë, atmosfera e asaj periudhe dhe ndryshimet që ajo solli nuk kaluan pa lënë gjurmë.
Ai përshkruan Rosengardin si një vend ku dallimet kombëtare dhe fetare nuk kishin peshë, ku fëmijët rriteshin bashkë, mes tyre edhe shqiptaret, pa paragjykime apo ndasi.
“Në atë Rosengard ishim të gjithë bashkë. Për ne ishim të gjithë njësoj: boshnjakë, kroatë, serbë, shqiptarë… Nuk kishte rëndësi nga vije, kishim respekt për njëri-tjetrin. Pastaj filloi lufta. Në ato vite nuk lexonim gazeta, unë as telefon nuk kisha. Kisha një televizor, por nuk shikoja lajme”.
Zlatan tregon se mënyra e vetme si e ndiente se diçka e rëndë po ndodhte ishte përmes sjelljes së babait të tij, i cili ishte vazhdimisht në telefon duke u përpjekur të ndihmonte familjen në Bosnje.
Një episod i veçantë i asaj kohe i ka mbetur thellë në kujtesë.
“Gjithçka që ndjeva ishte se babai im ishte gjithmonë në telefon. E kuptova se po fliste me familjen në Bosnje, për t’i ndihmuar. Unë shkoja te nëna ime, zakonisht shkoja atje për të ngrënë. Ata jetonin afër, pesë minuta larg, për hir të fëmijëve. Një ditë shkova te nëna ime dhe të gjithë ishin veshur me të zeza”.
Ai shpjegon se familja u përpoq ta mbronte nga e vërteta, duke e lënë të jetonte si një fëmijë i zakonshëm, pa barrën e dhimbjes së luftës.
“I pyeta pse ishin të gjithë me të zeza dhe më thanë të dilja jashtë, të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin. Gjyshja ime kishte vdekur në luftë. Më mësuan të sillesha si një fëmijë i vogël, të shijoja jetën dhe të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin asgjë për këtë”.
Një tjetër moment domethënës, sipas Ibrahimovic, ishte ardhja e refugjatëve nga ish-Jugosllavia në Suedi, të cilët sollën me vete ndarje dhe tensione që më parë nuk ekzistonin në komunitetin ku ai ishte rritur.
“Babai im më bënte të luaja futboll. Më linin jashtë që të mos ndieja çfarë po ndodhte. Pastaj erdhën refugjatët në Suedi dhe ata kishin një mentalitet tjetër. Unë jam boshnjak, ti je serb, kështu mendonin ata. Kur erdhën në atë geto në Rosengard, mentaliteti ishte ndryshe”.
Në kontrast me këtë, Zlatan thekson se ai vetë e shihte realitetin ndryshe, pa kufij artificialë mes njerëzve.
“Në kokën time ishte ndryshe, për mua ishte Jugosllavia. I kisha të gjithë shokët dhe nuk shihnim kush ishte kush, por ata ishin shumë ndryshe. Luftonim me ta. Nuk e pranonin që gjithçka të ishte kaq e përzier. Për mua ishte ndryshe”.
Një rrëfim i fortë dhe emocional, ku Ibrahimovic jo vetëm flet për veten, por edhe për një brez të tërë që u rrit mes futbollit, emigrimit, luftës dhe bashkëjetesës.
Kam degjuar se ai akoma sot Shane shqip ( te q…nénen) qe i ka mbetur prej shoqerise prej femijerise me shqiptaret
O Rey. Në Suedi, suedezët të shajnë në shumë gjuhë të huaja. E jo më Zllatani. Suedia ka me dekada që pranon refugjatë. Grekë janë 40000.
shqiptarë, rreth 90 mijë, sekret i dokumentuar që shkrihet në nocione të ndryshme ardhacakësh. Ka suedezë me mbiemër KITA, duhet të jenë korcarë të hershëm, por që nuk dinë gjë këta të brezit të tanishëm. Truproja e "xhaxhit" në tetëdhjetat, ishte nga qyteza Skurup, në jug të Suedisë.
Komunizmi i bashkoi njerëzit. Nacionalizmi i ndau.
Ishte një hajdut bicikletash si gati cdo axhami (adoleshent) i asaj kohe në lagjen e të huajve, ROSENGÅRD, të Malmös, lagje ku banoja edhe unë. Lagje varfnjakësh, me disa fusha të gjelbërta futbolli, që nuk kishte një të tillë asaj kohe, as Milani. Me hajatin e fushës së akullt, me fusha tenisi: ku, shumica e banorëve ishin "SOCIALISTË", gëzonin asistencë sociale dhe nga kursimi, familjet me shumë fëmijë, ndërtonin shtëpi në atdhe, nga kishin ardhur. Ishte keq të jetoje në lagjen e varfnjakëve, se nisi të të merrte malli të takoje një suedez në Rosengård dhe tash ai mall nuk ekziston fare. Suedez nuk gjen as për farë atje, pos ndonjë kalimtari casti, si relikt i një kohe të shuar. Aty formoi karakterin arrogant ky hajduti i sukseshëm jo vetëm i bicikletave. Aty u formua edhe mbreti dardan i kiksboksit; aty u rrit edhe Kosovare Asllani dhe disa futbollistë shqiptarë të klubit të futbollit MALMÖ, ndër të tjerët i ndjeri Hormuzi, më talent se Zlatani, por jetëshfrenuar, antipod i Ibras, sa rritej e forcohej duke u disiplinuar për të carë rrugën e ambicies të celiktë.
Ku e ke gjetur këtë informacion, që përbuz një lagje të tërë, një ikonë futbolli, tallesh me sinqeritetin e tij. Të gjitha që thotë Zllatan, qëndrojnë, i ka thënë edhe në librat e tij. Edhe ti z. Hamlet i huaj je, nëse do suedezë i ke në Malmoe edhe në Rosengard.
Ketij I duket vetja suedez se ka vahjtur pak me heret se ata prandaj flet me perbuzje.
Kisha degjuar diçka te tille per refugjatet e te ndjeres Jugosllavi... qe ishin hedhur ne ate lagje te varfer dhe pas shpresa, por ja qe disa ia dolen. Futboll, boks, trafikim pluhuri dhe hotele ne Malmo apo dhe restorante ne Copenhague dhe Amsterdam. Zllatani? Vetem te shohesh se si eshte sjellur ne fushe, kupton se Zllatanit femijeria i ka lene gjurme. hajdut s'kam degjuar, por per te tjera po. Qe i urrente kosovaret dhe serbet. Asllani duhet te dije diçka mbi kete racist qe na shtiret si nje njeri model.
Ty te paska mbetur merak qe mbete hajdut dhe nuk u bere as futbollist apo boksier . Palaco burre qe shan emigrantet duke qene vete emigrant
Ore, po nuk e morra vesh, se ku ishin shqiptarët në këtë palo shkrim! Të nderuar gazetarë të “TemA”! Ky shkrim nuk është i denjë as për një faqe Fb, të një personi të çfarëdoshëm! Besoj se nuk keni nevojë për një “klik”! Krejt pa sens dhe pa asnjë vlerë informative! Nejse! Paska edhe kështu!
Asgjë nuk ka për shqiptarët. Vk titull. Vk përkthim
Niveli më i ulët i gazezarisë, sot e kuptova, që qënka edhe “gazetaria përkthimore”! Po turp nuk keni për të tillë palo përkthime të thënieve të një budallai, i cili gjithë mencurinë dhe dijeninë e tij e ka tek këmbët! Me këtë mund të kalojnë kohën ato të kallëpit “x; 1; 2”! është për tu gajasur.
komunizmi i beri kombit Shqipetar ate qe nuk ja bene dot asnje perandori dhe sistem qe njeh historia perfshi ketu edhe komentuesin e mesipermqe e mbur komunizmin per bashkim i paska bere dem te madh