Gjermania, “Po” Botërorit 2026

26 Janar 2026, 21:15Sport TEMA
Gjermania, “Po” Botërorit 2026

Drejtuesit e futbollit gjerman kanë hedhur poshtë mundësinë e një bojkoti të Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit (DFL), Hans-Joachim Watzke, e cilësoi diskutimin si “të pavend” në këtë fazë. Ai theksoi gjithashtu se nuk ekziston “një debat i vërtetë” për bojkotin, por vetëm qëndrime individuale.

I njëjti vlerësim u nda edhe nga drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, i cili i cilësoi diskutimet si “zëra të izoluar”. Sipas tij, qëndrimi i Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) është i qartë dhe i pandryshuar.  Ai solli si shembull Kupën e Botës 2018 në Rusi, e cila u zhvillua katër vjet pas aneksimit të Krimesë, duke kujtuar se Gjermania mori pjesë pa hezitim dhe duke nënvizuar se nuk ka arsye që Panserat të mos marrin pjesë edhe në Botërorin e këtij viti.


Debatet mbi një bojkot janë rishfaqur së fundmi në sfondin e tensioneve politike mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Groenlandën dhe politikat e imigracionit. Ekipi do të stërvitet në Universitetin Wake Forest, të cilin Nagelsmann e përshkroi si “super mbresëlënës” për sa i përket ambienteve të tij sportive, duke shtuar se lojtarët mund të “shënojnë një ose dy shporta” gjatë kohës së lirë.

Gjermania do të luajë ndeshjen e saj të fundit përgatitore kundër Shteteve të Bashkuara në Çikago më 6 qershor. Në fazën e grupeve, katër herë kampionët e botës përballen me Curaçaon, Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin.

Lini një Përgjigje