Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi firmosi kontratën e re me Cesenan në Serie B, e cila skadon në verën e 2028. Talenti 21-vjeçar ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa në një intervistë të fundit ka ripërsëritur se kapitulli i tij me U-21 është mbyllur dhe kërkon ekipin A.
Veç saj, Shpendi ka thënë se nuk është ftuar nga moshat e Italisë, por do e mendonte nëse Luciano Spalletti do e ftonte në kombëtaren A të Italisë. Për "cronachedispogliatoio" edhe njëherë Shpendi ka përsëritur idenë për një largim nga Shqipëria, nëse Sylvinho nuk e fton në ekipin A.
“Rinovimi - Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës. E di që kjo është një pikënisje e re dhe ndihem krenar për këtë arritje, pasi është si ‘qershia mbi tortë’ për sezonet e fundit dhe rrugëtimin tim me Cesenan.
Kam ardhur këtu pasi më kishin refuzuar shumë ekipe të tjera, kur isha më i ri. Familja ka qenë gjithmonë pranë meje, veçanërisht babai im, i cili ka qenë një shtyllë mbështetëse për mua dhe vëllanë tim në futboll.
Edhe në momentet më të vështira, kur ndonjë ekip nuk na pranonte, ai na thoshte të qëndronim të qetë, të punonim dhe të prisnim mundësinë e duhur. Ai ka qenë thelbësor, sepse gjithmonë ka besuar tek ne dhe na ka inkurajuar të japim më të mirën në çdo hap të karrierës sonë.
Zgjedhja mes kombëtares shqiptare dhe asaj italiane - Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur kapitullin tim për shkak të kufizimeve të moshës. Italia nuk më ka kontaktuar kurrë më parë, kështu që nuk e kam menduar ndonjëherë këtë opsion. Gjithmonë kam punuar dhe luftuar për Shqipërinë, sepse ajo ishte e tashmja ime.
Po nëse Spalletti më thërret? Patjetër që do ta mendoja. Do të ishte thirrja e një trajneri të madh dhe kombëtarja italiane ka nivel botëror. Nuk mund ta injoroja një mundësi të tillë”, tha Shpendi.
Këtë sezon në Serie B ai ka shënuar dhjetë gola në 14 takime dhe është golashënuesi më i mirë i kampionatit, me ofertat e shumta në drejtim të tij. Aktualisht vlera e tij në treg sipas "Transfermarkt" është 4 milionë euro.
Nuk e ka ne dore Sylvinho por dora vete Zeus Duka or lum miku. Atij duhet tja adresosh kerkesen bashke me nje zarf te 'majme' ndryshe nuk merr vesh ai
Te kam pare ne ndeshjet qe luan,je nje Pippo Inzhagi para portes.Por Idiotet e Shqipnise,me ne krye Hajvanin Duka presin,presin,dhe ke te drejte ti besh Mutin.Per cfare duhet te priste Shqipnia,ti ishe me Shpresat U 21,Shqiptar ne Origjine ,por i lindur ne Itali.Kur te marri Spaleti,cfare do thote Hajvani Duka?Eshte dhe Gabimi Sylvinios:Ishte Liga Kombeve,gati quhen ndeshje Miqesore,pse nuk te provuan,dhe sikur 5 minuta te luaje me ne,nuk do kishim keto probleme tani.Ik me Italine more Djale,ketu vjen Uzuni,Manaj,Qe kane 30 ndeshje me ne dhe kane bo 2 Gola.
Koli eshte 22 vjeç dhe akoma ne serine B eshte,po jep shenja te behet nje sulmues i forte,por varet se si do i pershtaret serise A,aty do duket,dhe per ate duhet te perqendrohet.Po e ndieu veten te jete i lire per ke kombetare te luaje,duke vleresuar oferten me te mire,atehere ne nuk na duhen oportunistet,kemi boll te tille,qe vijne me kombetarrn tone sepse pretendojne dhe ne fund,nuk puthin askund tjeter. Personalisht,do e kisha thirrur,dhe do e provoja,por per mendimin tim,vetem Broja ka bere diference ne loje sa here ka hyre ne fushe, keshtu qe,mundesine duhet ta kene te gjithe per te pare se sa vlejne ne kompeticione nderkombetare te perfaqesueses sone,por nga dale me kete historine e "yjeve shqiptare",sepse akoma duhet te tregojne qe jane te tille,dhe deri tani ka nje mbivleresim gati vullgar te lojtareve tane neper bote nga mediat dhe analistet tane sportive, dhe jo vetem ata!!
Seria A me ate B eshte si nata me diten more mik. Edhe Uzuni shkelqeu ne La liga 2 dhe po shkelqen edhe tanim por ne La Liga 1 nuk pati te njejtin sukses, pamvaresisht se ai eshte nga lojtaret me punetore qe ka ekipi yne kombetar dhe po keshtu ben edhe tek Granada. Ajo qe nuk me pelqeu nga ky djale eshte se do vleresonte nje thirrje te mundshme nga Italia. Duket qarte se nuk e ka ne zemer fanellen kuq e zi, prandaj nuk duhet te thirret nga kombetarja A.
O djale leri pordhet se luan ne serine b , nuk i rruhet Italise per ty . Po ul koken dhe luaj mundohu te permisohesh . Se kam frike se dp perfundosh si ai Kabashi qe thoshte pastaj me genjeu agjenti im.
Shpend ke mbiemrin por mos fluturo shum lart se të bien puplat e do vritesh.Ti o shok i dashur nga 13 gola që ke shënuar 9 i ke me penallti,1 me kthim topi pas penalltis që po vet e hume ene 3 tjer i ke pas karrambol.Të jem un në ven të Sylvinho stë kisha llogarit fare as si rrezervë e Seferit e jo mo për në formacion.Ty të ectë mar te Italia.Rrug tmar grupo.Marsh me vete ene disa tjer që fluturojn po si ty në të njëjtat lartësi me "flatra borxh"
Shpend ke mbiemrin por mos fluturo shum lart se të bien puplat e do vritesh.Ti o shok i dashur nga 13 gola që ke shënuar 9 i ke me penallti,1 me kthim topi pas penalltis që po vet e hume ene 3 tjer i ke pas karrambol.Të jem un në ven të Sylvinho stë kisha llogarit fare as si rrezervë e Seferit e jo mo për në formacion.Ty të ectë mar te Italia.Rrug tmar grupo.Marsh me vete ene disa tjer që fluturojn po si ty në të njëjtat lartësi me "flatra borxh"