Historike, Egnatia kualifikohet për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë

10 Maj 2023, 16:24Sport TEMA

Historike, Egnatia kualifikohet për herë të parë në


Egnatia shkruan historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqpërisë.

Skuadra nga Rrogozhina triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vllaznisë dhe siguroi kalimin në finale, duke qenë se ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar barazim 1-1.

Edhe në “Arena Egnatia” dukej se sfida do të mbyllej në barazim, por ishte Jackson që shënoi në shtesë golin me vlerën e finales për Egnatian, që është konfirmuar sërish si “macja e zezë” e Vllaznisë.

Lini një Përgjigje