Krisjtan Asllani është ëndrra e ekipit kampion, drejtori i ri sportiv e ka nën shënjestër

10 Maj 2023, 15:00Sport TEMA

Krisjtan Asllani është ëndrra e ekipit kampion, drejtori i ri

Minutat e pakta me Interin, nuk i kanë zbehur cilësitë e Kristjan Asllanit.

Pavarësisht se nuk po aktivizohet nga trajneri Inzagi, në Itali e shohin si një nga talentët e së ardhmes dhe të shumta janë interesimet për të.

Së fundmi, mediat italiane raportojnë se edhe Napoli është në kërkim të mesfushorit të Kombëtares.

Drejtori i ri sportiv i Napolit do të jetë Pietro Acardi dhe menjëherë ka nisur nga puna për të vënë në piketa futbollistët e parë që mund të transferojë te skuadra tashmë kampione e Italisë.

Së bashku me Asllanin, Akardi kërkon që të ketë në skuadrën e Napolit edhe shërbimet e Benaser nga Milani, apo edhe Hamed Traoren e Sasuolos. Merkatoja e verës, pritet të jetë e nxehtë për mesfushorin shqiptar pavarësisht se shpesh herë drejtuesit e Interit kanë shprehur besim në të.

Lini një Përgjigje