Hysaj larg Lazios, klubi i Serie A gati të futet në tratativa për mbrojtësin

30 Dhjetor 2024, 16:58Sport TEMA
Hysaj larg Lazios, klubi i Serie A gati të futet në tratativa për

Elseid Hysaj mund të largohet nga Lazio në ditët në vijim. Ky është lajmi i bërë publik sot në mediat italiane, të cilat e shohin mbrojtësin shqiptar larg lacialëve.

Sipas asaj që shkruhet, Lecce është e interesuar për një huazim të lojtarit.

Mbrojtësi Hysaj nuk ka kaluar një sezon të mirë, pasi në shumë ndeshje të Lazios nuk është grumbulluar nga trajneri Baroni.  30-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual, deri në qershor 2026.

Lecce është gati të futet në tratativa dhe vendimtare do të jetë vetë dëshira e futbollistit. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    e kujt i plasi rika?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje