Shqipëria doli me pikë mbrëmë nga Çekia, duke marrë kështu një barazim (1-1) shumë të vlefshëm në rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt Euro 2024. Shpëtim Duro, trajneri i mirënjohur shqiptar, në një intervistë për “News24”, në emision Sport News të moderuar nga Trevisa Tufa dha mendimin e tij për takimin e luajtur në Pragë. Duro u shpreh optimist për të ardhmen e kuqezinjve, ndërsa theksoi se grupi mund të rritet akoma më shumë.
Çfarë shije të la kjo pikë profesor, si e përjetove këtë sfidë përballe Çekisë?
E përjetova ndeshjen me emocion si çdo shqiptar. Dy ndeshjet paraardhëse, dy fitoret me Moldavinë dhe Ishujt Faroe kishin krijuar një ambient jashtëzakonisht pozitiv. Ndeshja me Çekinë ishte pozitive, pati shumë përkrahës për kuqezinjtë.
Kishim përballe një rival të fortë, një kundërshtar me mjaft përvojë. Jam befasuar nga paraqitja e ekipit, jo vetëm nga rezultati, por nga mënyra sesi u përball me një ekip të fortë si Çekia. Skuadra luajti ballë për ballë skuadrës çeke. Barazimi i Bajramit erdhi në momentin më të keq tonin. Pjesa e mbetur e lojës? Mund të shfrytëzonim disa momente për të fituar.
Çfarë do të thotë ky barazim, sa do të na shërbejë në vijim?
Unë jam trajner vet, kjo është keqja. Kjo pikë nuk të lë të gëzohesh shumë. Ndeshja vendimtare është të dielën. Përballë kemi një ekip të vështirë si Polonia. Polonia nuk është si Çekia, ka individualiteti si Milik dhe Levandovski. Unë kam besim se me elementët që kemi, të paktën mos të humbim ndeshjen. Humbja na nxjerr nga gara për Europianin, barazimi në mban në lojë, ndërsa fitorja na dërgon pothuajse në Europian.
Si t’u duk ekipi që hodhi Silvinjo profesor, zgjedhjet që bëri, la në stol Uzunin dhe i hoqi shirtin e kapitenit Hysaj, nuk besoj se është e lehtë?
Ky është një moment ku ekipi ka mjaft konkurrencë. Kemi një grup lojtarësh shumë konkurrues. Çdo njeri që qëndron në stol është lojtar formacioni. Nuk është e lehtë që të lesh në stol Uzunin, apo Balliun. Alternativat janë të shumta. Dy ndeshjet që janë afër njëra tjetrës bën që kontingjenti jonë të jetë i rëndësishëm. Nuk dua të komentoj në detaje vendimin për ndërrimin e kapitenit. Nuk e di si e ka gjykuar Silvinjo, por nuk ka rëndësi shumë për ne. Për ne vlen kombëtarja dhe rezultatet.
Më bëri shumë përshtypje stoli profesor, shije lojtarë si Uzuni, Bare, Gjasula, Muçi e shumë të tjerë, praktikisht dy ekipe, a është ky grupi më i mirë në dekadat e fundit?
Nuk e pres dot me thikë. Kemi lojtarë që luajnë në skuadrat e tyre. Të jesh protagonist me Legian dhe të mos luash me Kombëtaren, është luks për ne. Jo vetëm Muçi, por mos të harrojmë shumë futbollistë të tjerë. Edhe afrimet e fundit janë të mira, si Muja, apo edhe Daku.
Kush ishte lojtari më i mirë i ndeshjes profesor, kush e bëri diferencën, nëse do të vinim nota, kush e meritonte notën më të lartë dhe më të ulët në këndvështrimin tënd?
Ishin dy momente vendimtare. Pritja fantastike e Berishës kur rezultati ishte 1-1 dhe goli i Bajramit në momentin më të keq të ekipit tonë përfaqësues. I gjithë ekipi ka luajtur mirë, por theksoj Ramadanin, apo edhe Asanin. Cikalleshi nuk u duk, por dha një kontribut të rëndësishëm. Merita është e trajnerit që aktivizoi lojtarë si Mitaj apo Asani. Asanin e kemi patur te Partizani dhe nuk u kujtua njeri për këtë lojtar.
Po Silvinjo profesor, mënyrën se si e luajti këtë ndeshje, atë që ka bërë deri më tani në këto kualifikuese, me çfarë notë do e vlerësoje?
Puna duket, periudha e tij është e shkurtër. Humbja me Poloninë ishte normale, pasi ishte ndeshja e tij e parë. Rëndësi ka që ndeshja me Poloninë të mos humbet, nëse marrim rezultat çdo gjë do ishte super për ekipin tonë kombëtar.
Silvinjo i bërë më shumë jehonë shpirtit të ekipit, frymës së krijuar, duket se është ka krijuar gjithçka duhet për të shkuar në Evropian, e besoni këtë objektiv tani? Sa shanse i jep Shqipërisë?
Silvinjo ka bërë një grup lojtarësh ku ka mjaft rivalitet. Tani kemi alternativa. Ato e kanë të qartë që ekipi kombëtar ka konkurrencë, kjo është meritë e seleksionimit. Unë përsëri e kam merak ndeshjen me Poloninë.
Të dielën luajmë kundër Polonisë, çfarë ndeshje pret profesor?
Ndeshje vendimtare. Stadiumi do jetë plot, duhet të jemi të kujdesshëm, mos të rrëmbehemi nga euforia. Me lojtarët që kemi në repartin sulmues, jemi të gatshëm për të bërë dëm.
Në fund profesor dua ta mbyll me ju, me historinë e bukur që shkruat me Strugën në Evropë, si e përjetove këtë aventurë, ishit shumë pranë fazës së grupeve, të vjen keq që nuk kaluat më tej, apo dhe keq ishte një mrekulli?
Është realitet, por i pabesueshëm ky sezon me Strugën. Paraqitja e skuadrës ishte super edhe në ndeshjet e Europës. Kemi skuadër të re dhe me traditë.
Trajneri e ka shumë të vështirë të zgjedh formacionin më të mirë të mundshme, sepse niveli i lojtarëve nuk ka diferencë të dukshme.
Ky eshte nje deficent , qe nuk e ka haberin e futbollit, Ky mburr Cekine se gjasme qe ekip i forte . Kur ne fakt Cekia eshte ekip medioker ndersa ekipi jone ishte mavri fare , Sepse ekipi jone sabotohet nga ata Kosovaret te cilet lozin vetem me njeri tjetrin dhe nuk ju pasojne atyre qe nuk jane nga Kosova. Kombetarja jone nuk duhet te marri lojtare nga Kosova, por vetem nga Shqiperia, nga Shqiptaret e Maqdonise dhe Lugines se Preshves , por jo nga Kosova se ata te Kosoves i pasojne vetem njeri tjetrit dhe shkaterojne lojen.
O psikopat cfare po shkruan, kombetarja eshte e te gjithave krahinave te SHQIPERISE, nuk ka lidhje nga cila krahine vine djemte qe lozin per kombetaren jane djeme qe lozin me shpirt, dhe boll shkruajte si psikopat, se pa djem nga kosova dhe nga maqedonia, qe jane shqiptare, ndeshjet perfundonin nga 8 apo 9 me 0 debil. Meqe je vlonjat ik bej nje xhiro andej nga centralja o raimond debili, se ka vend spitali cmendimit edhe per ty rrk.
Prape foli ky antishqiptari Raimond.Kete ta gjesh dhe ta pjekesh te gjalle ne furre drush.Injorant edepsez dhe jashteqitje e kombit.