Nuk ka ende nje konfirmim zyrtar por sipas të gjitha gjasave, pas Romës dhe Feynoord që në 25 maj zhvilluan finalen e Conference League, një ekip tjetër historik mund të luajë në Tiranë.
Bëhet fjalë për Internazionale Milano që pritet të vijë në kryeqytet në datën 16 korrik të këtij viti. Në kuadër të një turneu miqësor që parashikon zhvillimin e fazës përgatitore për sezonin e ardhshëm.
Miqësorja në tokën shqiptare mund të luhet ndaj skuadrës së Partizanit ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i ndalesës së Interit në Tiranë.
Zikaltërit janë një nga skuadrat me numrin më të madh të tifozëve në vendin tonë dhe kjo është ndoshta arsyeja që klubi e ka mirëpritur këtë propozim.
Lini një Përgjigje