Ish-lojtari i Interit pas hekurave, tentoi të mbysë motrën 15-vjeçare

5 Qershor 2023, 18:10Sport TEMA

Ish-lojtari i Interit pas hekurave, tentoi të mbysë motrën

Ish-futbollisti i Interit në Serie A, Ishak Belfodil është në telashe dhe për momentin është i arrestuar në Paris. 

Belfodil që aktualisht aktivizohet në Katar me skuadrën e Al-Gharafës u arrestua pasi tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeccare, teksa pas një debati familjar, 31-vjeçari nisi të përdorë forcë fizike dhe më pas tentoi edhe aktin ekstrem që për fat të mirë dështoi.

Kjo e fundit nuk hezitoi ta denonconte Belfodil që tashmë duhet të përballet me akuzat ndërsa në 48 orët e ardhshme pritet të merret edhe një masë përfundimtare për algjerianin. 

Belfodil rrezikon disa vite burg për tentativë vrasjeje, megjithatë do të jetë Prokuroria e Versaille që do të vendosë.

1 Komente

  1. P
    Po çfare prisni

    Po nga Ishak, çfare prisni? Për veq dhune dhe barbarism. Ideologjija islamike, këta nuke i lë kurre që të bëhen njerze të cilivizum. Pavarsish se ku jetone.

    Lini një Përgjigje