Italia humb podiumin, UEFA publikon 5 kampionatet më të forta

15 Prill 2022, 16:49Sport TEMA

Italia humb podiumin, UEFA publikon 5 kampionatet më të forta

Serie A në Itali ka humbur vendin e tretë në listën e pesë kampionateve më të forta në Europë. UEFA tregon se si pasojë e skuadrave që kanë kaluar në kompeticionet e saj, futbolli italian tanimë është i katërti në rradhë, me Gjermaninë që merr podiumin.

Vijon të qëndrojë në vendin e parë Premier League, ndërsa La Liga në të dytin. Në vendin e pestë Franca, teksa ndërrimi i pozicioneve ndodh mes Italisë dhe Gjermanisë.

“Më në fund ndodhi. Pas kaq shumë vitesh në të cilat italianët lëkunden në Evropë, Seria A humbet vendin e saj në podiumin e renditjes së klubeve UEFA në favor të Gjermanisë. Një tjetër dështim i futbollit italian, i cili ka shkuar gjithnjë e më keq në kompeticionet europiane vitet e fundit. 

Përveç dy finaleve të humbura nga Juve e Allegrit dhe një paraqitje nga Roma në gjysmëfinalen e Champions League, skuadrat tona nuk mund të jenë protagoniste kontinentale . 

Këtë herë diferencën e bëri Europa League , një kompeticion i llogaritur keq nga disa klube në Serinë A.   Parakalimi u sanksionua nga sukseset e Eintracht Frankfurt dhe Leipzig , të cilët eliminuan Atalantën dhe Barcelonën mbrëmjen e djeshme”, thuhet në shkrimin e Mediaset.

Lini një Përgjigje