Italia mallkim për Anglinë, e mund edhe në “San Siro”, Gjermania dështon me Hungarinë

23 Shtator 2022, 23:04Sport TEMA

Italia mallkim për Anglinë, e mund edhe në “San

Mjafton një gol i Giacomo Raspadorit në derbin europian mes Italisë dhe Anglisë për të vendosur fatin e përballjes mes kampionëve dhe nënkampionëve të Europës.

Të mallkuar ishullorët që nuk arrijnë sërish të fitojnë duke humbur tërësisht shpresat për një vend të tretë dhe duke u rrëzuar zyrtarisht në të katërtin për të zbritur në Divizionin B pasi ndodhen në vendin e fundit të grupit A3 me 2 pikë, 4 larg Gjermanisë një ndeshje nga fundi.

Italia me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, 2 më pak se Hungaria që bëri surprizën e madhe të mbrëmjes në Leipzig ku mundi Gjermaninë 1-0 në një ndeshje shumë të luftuar e të fituar nga “magjarët” që në ndeshjen e fundit do të luajnë në Budapest vendin e parë me Italinë.

Lini një Përgjigje