Kampiona e Europës, Luiza Gega: Nga sporti nuk merrja asnjë Lekë, trajneri im merr 200 mijë lekë të vjetra

13 Tetor 2022, 12:33Sport TEMA

Kampiona e Europës, Luiza Gega: Nga sporti nuk merrja asnjë Lekë,

Kampionia e Europës, Luiza Gega ka folur së fundmi në një intervistë për vështirësitë financiare që sportistët dhe trajnerët e tyre kanë.

Atletja u shpreh se për sportistët elitarë që kanë disa arritje në karrierë, ka disa gjëra që duhen rregulluar, duke e vënë theksin te financat.

“Për elitarin besoj që duhet të rregullohen disa gjëra, pavarësisht se në ditët e sotme gjërat janë më mirë. Kemi një fokus shumë më të madh, një vëmëndje më ta madhe. Probelmet që unë shikoj është që unë sot, kam statusin si Kampione Europe, përveç shpërblimeve që janë vendosur le të themi unë do të filloj fazën përgaditore për vitin tjetër. Sportistët që arrijnë disa shkallë, duhet të kenë një mbështetje për mundësinë për të përballuar këto training kampe, që unë do shkoj në Keni por që gjithë kohës mundohem të shkoj me buxhetin tim, pak nga klubi.

Gjithmonë kështu ka funksionuar, që çdo gjë që unë kam grumbulluar mudnohem të bëj, bashkë me trajnerin vendosim ku do të shkojmë në grumbullim sa do rrimë, në bazë të financave. Nuk e kemi të qetë këtë pjesë siç e ka rajoni ose bota”- tha Luzia në “Klan Neës.”

Gjithashtu Luzia mori shembull trajnerin e saj Taulant Stërmasi, për të cilin tha se paguhet nga Klubi Sportiv Tirana vetëm 200 mijë Lekë të vjetra dhe nuk paguhet as nga ministria as nga federata. Kjo lloj pagese për trajnerët është e papërfillshme dhe nuk mund të mbajnë dot një familje.

“Diçka tjetër që është shumë gabim që trajnerët janë totalisht jo të mirë paguar. Trajneri im merr vetëm 200 mijë Lekë të vjetra, nga Klubi Sportiv Tirana dhe asnjë gjë tjetër. As nga ministria, as nga federata, nga asgjë. Këtë shikoj gapin më të madh qoftë edhe tek nxjerrja e talenteve të reja që trajnerët janë jo të mirë paguar dhe nuk kanë si t’i përballojnë kushtet financiare sepse shumë prej tyre janë edhe familjarë, nuk i intereson që të lënë familjen, për t’u marrë me diçka tjetër vetëm për pasion që nuk i sjell të ardhura.

Duhet të rregullohet dhe kjo pjesa sepse që unë të jem në këto nivele, patjetër që trajneri im duhet të më ndjekë kudo nëpër këto grumbullime. Ok ai e ka pasion dhe financiarisht është pak më mirë, por që trajnerët e tjerë nuk kanë mundësi dhe në qoftë se nuk rregullohet kjo. Këto talente do të dalin nga fëmijët dhe marrja me fëmijët do të nxjerrë të ardhmet…”, është shprehur Luiza Gega.

4 Komente

  1. L
    Like shtanga

    ikni nga ai vend i mallkuar. Jane rradhe shtetet qe do pranonin te garoje me dinjitet per ta. Parate tuaja i ha federata me zorreshqyerit qe e drejtojne

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Ky vend vetem i mallkuar nuk eshte. Ti ike, e shpetove veten tende nga ferri yt imagjinar, i lave duart per vete, çfare dreqin do te arrish tani me komentet e tua. Leri ata qe e duan dhe i dhemb me te vertete ky vend qe te punojne, me raste te luftojne per ta ndryshuar kete vend. Ty te vafte mbare aty ku ke shkuar !

      Përgjigjjuni
      1. B
        B.Hoxha.

        Sportistet elitare duhen trajtuar shume mire se e meritojne, po keshtu edhe trainers.Nuk ka rezultate falls iku kaha kur ne sportistet vetem trajtim kishim ne ate kohe,tani cdo gje ka ndryshuar keshtu qe edhe sportet e tjera duhen superbly se ne vetem futbollin trajtojne klubet aktivitetet e tjera shume pak per te mos thene asgje.

        Përgjigjjuni
    2. B
      Bobi

      Ke te drejte Luiza. Ne kete vend vleresohen vetem partiaket dhe servilet. Uroj te plotesohen kerkesat tuaja dhe te ndergjegjesohen federatat sportive ne kete vend dhe te mos biesh pre e lajkave te Veliajt dhe Rames, te cilet duan te bejne propagande me cdo gje qe ju del perpara. Mos prano asnje lloj teser partie. Rrofte Shqiperia

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje