Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, doli sot në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Silvinjo, në prag të sfidës së nesërme ndaj Letonisë. Mbrojtësi kuqezi u shpreh se ekipi është përgatitur maksimalisht dhe se synimi i vetëm është fitorja.
“Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë, kemi pasur kohë dhe jemi pozitivë. Nuk do të jetë e lehtë, kemi presion, por përqendrimi do të jetë i lartë. Na duhen tre pikët për të vazhduar rrugëtimin tonë,” tha ai.
Duke analizuar ndeshjen e parë dhe sfidën e fundit të Letonisë me Serbinë, Gjimshiti pranoi se ekipi ka bërë gabime në të kaluarën, por shprehu besimin se nesër do të jetë ndryshe: “Në futbollin e sotëm nuk fitohet më lehtë si disa vite më parë. Nesër duhet të marrim pikët që të mbajmë gjallë shanset e kualifikimit – gjithçka është ende në dorën tonë.”
Kapiteni u bëri thirrje edhe tifozëve: “Mesazhi është që do japim 100% për të realizuar ëndrrën tonë, siç kemi kaluar për dy Europianë. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik për Shqipërinë. Do japim maksimumin që tifozët ta shijojnë këtë ndeshje.”
Me keqardhje por mos shifni endra me sy hapur! Harojeni boterorin qe ne ndeshjen me Serbine dhe barazimin ne Letoni. Na hapet barkun me llafe pazari
Botërorin harroje dhe mos na hidh hi syve. Të paktën luani për dinjitetin tuaj dhe për tifozët.