
Të shpërfytyruara dhe të dorëzuara pa kushte mbyllën aventurën europiane skuadrat shqiptare në Kupat e Europës.
Dështimi më i rëndë erdhi nga Laçi, që pas barazimit 0-0 në Moldavi, u shkatërrua 1-4 nga Petrocub në ‘Elbasan Arena’ edhe pse kurbinasit kaluan të parët në avantazh.
Aventurën në turin e dytë të Conference League e mbylli edhe Vllaznia. Pas barazimit 1-1 në Shkodër skuadra e Mirel Josës kapitulloi 3-0 në Rumani në favor të Craiova-s.
Ashtu siç e nisi, me humbje, ashtu edhe e mbylli skuadra kampione e Shqipërisë Tirana në Conference League. Pas disfatës 0-1 në kryeqytet javën e kaluar bardheblutë u mposhtën edhe në Bosnje, por me rezultatin 3-2 në favor të Zrinjski Mostar.
Përveç zhgënjimit në aspektin sportiv eliminimi i klubeve shqiptare në raundin e dytë kualifikues të Conference League la bosh edhe arkat.
Llogaritet që klubet tona humbën rreth 1 milionë euro nga këto disfata, ndërsa futbolli shqiptar me këtë ritëm rezultatesh rrezikon të zbresë në renditjen e UEFA-s dhe për rrjedhojë të reduktohet numri i skuadrave që marrin pjesë në kompeticionet europiane.
Po kta i ka shit ndeshjet ,te pakten laçi po dhe i kan ber leket e tyre kto zarbo.kta duhen abandinuar mos ti shikoh me njeri se jan zdromsa.
Formulim i gabuar. Jo futbolli dhe skuadrat shqiptare, por presidentet tregtare e kane humbur ate 1 milionshin!
Klube futbolli koti. Per turp. Shkaterruat Skenderbeun e Korces i cili e coi futbollin shqiptar te klubeve ne fazat me te larta te konkurimit europian ku nuk ka per te arrit asnje klub tjeter shqiptar 30 vjet ne vijim. Ku jane Partizani, Tirana, Vllaznia etj etj.
Hani m...tani me keto ekipe bythe, qe luajne vetem bythen ne fushë. Partizani, ekip mercenaresh, Laci, ekip fshati. Me vjen keq se u katandis edhe Tirana e Madhe dhe Shkodra e djepit te futbollit ne keto nivele si Partizani dhe Laci. Turp i dheut! Shkaterruat edhe ekipin me te mire we ka njohur vendi yne ne ndeshjet nderkombetare, Skenderbeun e Korçes, se e patë qe asnje ekip nuk i afrohej. Futbolli eshte loje burrash dhe jo loje femrash si ajo e ketyre ekipeve shqiptare, qe vetem tundin bythen gjate ndeshjes!