Kërkon largimin nga Roma, ultrasit kërcënojnë në shtëpi Zaniolon

30 Janar 2023, 13:00Sport TEMA

Kërkon largimin nga Roma, ultrasit kërcënojnë në

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo, po kalon një moment të vështirë. Lojtari ka kërkuar largimin nga verdhekuqtë dhe për këtë arsye, është lënë jashtë skuadrës.

Kjo situatë e krijuar nga futbollisti, të cilit i kanë dalë kundër tifozët verdhekuq. Të dielën, në Romë u shpalos një banderolë fyese për Zaniolon, për në mbrëmje, tifozët ultras kanë shkuar edhe më tej.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, një grup tifozësh, i kanë shkuar Zaniolos te shtëpia dhe e kanë kërcënuar. Lojtari ka tentuar të largohet, por është ndjekur nga tifozët dhe i gjendur në këtë situatë, ka njoftuar policinë, që i ka ardhur në ndihmë menjëherë.  

Lini një Përgjigje