Sacchi analizon kolapsin e Milanit: Kjo i destabilizoi kuqezinjtë, nuk janë mësuar me të

30 Janar 2023, 10:53Sport TEMA

Sacchi analizon kolapsin e Milanit: Kjo i destabilizoi kuqezinjtë, nuk

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka folur mbi krizën që po kalon klubi kuqezi dhe arsyet sipas mendimit të tij për këtë periudhë të keqe: “Milani nuk është më kolektiv.

Ai fitoi titullin duke luajtur si ekip, por tani këto karakteristika i ka humbur. Mund të ndodhë. Të luash “si ekip” nuk është një imperativ etik, por të lejon të jesh më efikas. Duhet të jesh i durueshëm me lojtarët e rinj.

Këta djem janë gjendur në kushte të veçanta: si gjysmë të panjohur që ishin, pasi fituan me meritë titullin, papritmas e gjetën veten të projektuar në skenë. Kjo mund t’i destabilizojë në çdo moment”.

“Milani, kështu bie poshtë gjithçka. Tension mes pronarëve dhe Maldinit, rrezikon edhe Pioli”, – shkruan “Corriere dello Sport”. Sassuolo shkoi dje në “San Siro” dhe fitoi 5-2, duke i dërguar në humnerë kuqezinjtë, të cilët kanë pësuar 12 gola në 3 ndeshjet e fundit.

Pas shembjes, tensionet shpërthejnë mes pronarëve dhe Maldinit. Edhe trajneri e gjen veten në diskutim. “Milani është një fuçi baruti, në prag të shpërthimit. Tensionet midis pronarëve dhe Maldinit janë të njohura prej disa kohësh dhe kanë rrënjë të largëta.

Rezultatet negative, megjithatë, kanë nxjerrë në pah gjithashtu përplasje të tjera, si ai mes drejtuesve dhe Piolit, aq sa situata te Milani ka arritur në pikën ‘të gjithë kundër të gjithëve’”, – shkruan e cituar më sipër gazeta.

Lini një Përgjigje