ZYRTARE: Partizani prezanton zëvëndësuesin e Skukës, Christian MBA është i kuq

29 Janar 2023, 18:14Sport TEMA

ZYRTARE: Partizani prezanton zëvëndësuesin e Skukës,

Christian Mba është futbollisti më i ri i Partizanit. Të kuqtë kanë njoftuar në rrjete sociale zyrtarizimin e bomberit nigerian i cili vjen si zëvëndësuesi i Xhuliano Skukës.

Pesha për të është e madhe por drejtuesit e Demave besojnë se 10 gola e 5 asiste në 18 ndeshje këtë sezon me Trepçën janë një sinjal i qartë për cilësitë e 23-vjeçarit.

Mba është prezantuar në Kompleksin Partizani dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Colella në stërvitje ku do të ndihmojë skuadrën në garën për titullin kampion.

Lojtari ka firmosur kontratën që do ta mbajë atë në kryeqytet për 3 vite e gjysëm me opsionin për rinovimin edhe për një vit tjetër.

1 Komente

  1. K
    Kadri sorra kashar tiran

    Shum mir por duhet ta tregoj nëfush që të fitoj zemrat e tifozave urime dhe këmbë sa më tël leta

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje