Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të flasë, Juventus dridhet tani

28 Janar 2023, 18:20Sport TEMA

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të flasë, Juventus dridhet tani

Juventus-i po pret arsyetimet e Gjykatës federale të apelit në lidhje me penalizimin prej 15 pikësh në renditje për çështjen e të ardhurave fiktive. Vetëm më pas, avokatët e klubit bardhezi do të bëjnë një kërkesë në Kolegjin e garancisë së CONI-t, për anulimin e vendimit.

Por problemet nuk kanë mbaruar duke parë se paralellisht vazhdon përpara hetimi mbi manovrat për rrogat e lojtarëve. I përfaqësuar nga avokatët Salvatore Pino dhe John Shehata, hyn në skenë edhe Cristiano Ronaldo.

Portugezi, në fakt, duket se është i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve të Torinos. CR7 synon të tregojë mirëbesimin e tij dhe për këtë arsye do të bashkëpunojë, duke qenë i gatshëm për çdo sqarim në lidhje me hetimin Prisma mbi bilancin e Juventus-it si person i informuar mbi faktet.

Jo vetëm. Cristiano Ronaldo kërkon të kuptojë pse nuk i janë paguar pothuajse 20 milionë euro. Nga fjalët e tij dhe edhe nga i famshmi “dokumenti Ronaldo” mund të ketë të reja. Seanca me gjykatësin Marco Picco në gjykatën e Torinos është parashikuar 27 marsin e ardhshëm.

1 Komente

  1. Q
    Qeleshe

    Po ti qe shkruan artikullin nuk di fare matematik . thon qe e kishte rrogen vjetore 30 milion thon a. Juventus i kerkoje lojtareve te ndihmonin ne nje periudhe te veshtire duke u mos paguar 3 muaj. kush ra dakord ashtu ndodhi, dhe ne marveshje ishte dhe e shkruar qe vitin pasardhes do i jepeshin dy nga tre rrogat. Ne qofte se e pjesto 30x 12 muaj - del 2,5 miljon apo e keni heq presjen per tu lexu sa me shum

    Lini një Përgjigje