Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin, të gjithë bashkë për objektivin

28 Janar 2023, 14:58Sport TEMA

Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin, të

I pranishëm në ceremoninë e më të mirëve të futbollit shqiptar ishte dhe trajneri i Kombëtares Kuqezi, Sylvinho. Natyrisht që braziliani, me një karrierë që e ka shëtitur në klube si Manchester City, Arsenal në Angli, Barcelona në Spanjë apo Lion në Francë si trajner, ka parë shumë, e megjithatë duket se ka mbetur i impresionuar nga atmosfera e krijuar me njerëzit e futbollit shqiptar.

“Për mua ishte kënaqësi të isha këtu, pasi pashë dhe takova gjithë këta njerëz. Jam i pasionuar pas futbollit në të gjitha nivelet dhe pashë këta njerëz futbollistë, trajnerë, arbitra njerëz që jetojnë me futbollin, të mbledhur këtu, të gjithë bashkë, dhe sipas meje kjo është diçka shumë e bukur.”

Disa javë pas nisjes së punës me Kombëtaren Shqiptare, Sylvinho mund të thotë diçka më tepër edhe nga impresionet e para në lidhje me grupin e lojtarëve të cilët po i vëzhgon në detaje, duke përgatitur të ardhmen.

“Shiko, ne kemi lojtare të fortë, shumë prej tyre luajnë jashtë, në Itali, Spanjë, Gjermani, Turqi…, ne kemi nisur t’i shohim të gjithë nga afër. Punojmë dhe në federatë, kam bërë zgjedhjen për të jetuar në Tiranë, pasi mendoj se puna nis që këtu, madje edhe me ndeshjet e kampionatit shqiptar. Kam parë disa, por duhet të shoh më tepër. Puna ka nisur dhe unë kam shumë besim se me të vërtetë mund të bëjmë diçka shumë të mirë.”

Por tani, në një fazë njohjeje më të thellë, a është rritur besimi i trajnerit se mund të bëjë diçka të madhe me këtë grup dhe në këtë ambient?

“Besimi është i njëjtë, pasi, kur e mora këtë detyrë, mendova që me të vërtetë kemi shanse për të shkuar para. Duhet të punojmë shumë, kjo është e qartë, grupi i eliminatoreve është shumë i ekuilibruar, por ne kemi lojtarët, kemi besimin dhe do të punojmë në drejtimin e duhur, pasi në futboll gjërat bëhen kur jemi bashkë. Unë kam besim te çdo lojtar që kemi për të shkuar përpara”

Lini një Përgjigje