Në pak më shumë se 1 muaj, Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e lojës për raundin e playoffit të Botërorit 2026 për të zhvilluar ndeshjen me Poloninë me shpresën për të bërë realitet ëndrrën e madhe për të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik.
Për shanset e kuqezinjve në këtë raund ka folur edhe një legjendë e futbollit shqiptar, ish portieri i Kombëtares dhe Partizanit, Perlat Musta gjatë një interviste të dhënë për FSHF
‘Ky ekip mund të arrijë çdo gjë, pasi ky ekip e ka sjellë vetë shansin. Në futboll është edhe fati. Por, rastësi nuk është. Sepse u bë dy edicione që marrim pjesë në finalet e Evropianit, që janë nga niveli më i lartë, ashtu siç është Botërori që ëndërrojmë dhe shpresojmë që të kualifikohemi-u shpreh Perlat Musta-Them që çdo gjë është e realizueshme. Janë po këta që e kanë sjellë ekipin deri këtu. Nuk është rastësi. Rastësia ndodh vetëm njëherë, si për mirë e si për keq. Kjo ka vazhdimësi. Është meritë e të gjithë grupit, që nga drejtuesit, Presidenti, të cilin e uroj edhe për zgjedhjen në krye të FSHF. Është punë e të gjithë stafit, menaxhimit të mirë’
Perlat Musta tregoi edhe se çfarë mesazhi do t’iu jepte futbollistëve nëse do të ishte trajneri i Kombëtares A përpara kësaj ndeshjeje të playoffit.
‘Luani, kënaqni veten tuaj. Nuk vjen më ky rast. Ata janë me fat’-tha Perlat Musta.
Kombëtarja shqiptare do të luajë gjysmëfinalen e playoffit me Poloninë në 26 mars dhe nëse arrin të fitojë këtë përballje do të diskutoje vendin për në fazën finale të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës në ndeshjen me Ukrainën ose Suedinë në 30 mars.
Ike or idiot, mendova qe megjithe ato vite qe ke lujatur sport do te kesh mesuar dicka por vetem imbecill futbolli paske mbetur. Te jeni te gezuar nqs se do te dilni nga stadiumi i Warschau pa 3 - 4 gola, flasim ne mars edhe njehere me respekt nga diplomati i elites dhe prozatori i sukseshem
Ti je fake,Muc Xhepen e vertete e kapi ICE dhe e deboi me avion gabimisht ne Algjeri dhe jo ne Albania se e mori per musliman arab nga emri prandaj I bej thirrje urgjenisht autoriteteve shqiptare ta ndihmojne kete ish diplomat elite te rangut boteror dhe prozator te shquar te letersis kombetare dhe nderkombetare te kthehet ne vendlindjen ti.