Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë në Pragë, teksa në “Epet Arena” do të sfidojë Ukrainën ditën e shtunë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë rrugëtim.
Sfidë kjo që pritet të jetë mjaft e luftuar, me UEFA-n që ka vendosur edhe për gjyqtarët e këtij takimi. Kështu kryesorë do të jetë një portugez, i cili nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.
Kryesorë do të jetë Luis Godinho, ndërsa do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida. Arbitër i 4-të do të jetë Helder Filipe, teksa VAR-i i është besuar Tiago Martins, ndërsa në AVAR do të jetë Gustavo Corriera.
38-vjeçari në karrierëm e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Nations League dhe 12 ndeshje miqësore.
Ukrainen e pame ne Europian. Eshte ekip i forte. Shpresojme te na ece ndeshja e pare sepse ka shume rendesi qofte per piket ashtu dhe per moralin e ekipit. Jane ndeshje te veshtira te gjitha. Suksese cunave.
Ukraina esht e forte, por Shqiperia eshte me e forte . Forca djema tua fusim sa krahu lol