
Etienne Tare mbylli aventurën me Lazion U19 dhe është transferuar në Austri.
Djali i Igli Tares, ish-sulmuesit të Kombëtares dhe drejtorit sportiv të Lazios, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rapidin e Vienës.
Suulmuesi do të bashkohet me ekipin e dytë të Rapidit, që garon në divizionin e dytë të futbollit austriak.
Etienne ka lindur në Brescia, ekip ku babai i tij kaloi vitet më të bukura të karrierës.
Tani është gati të provojë aventurën e parë jashtë Italisë. Objektivi është shënimi i sa më shumë golave dhe kalimi sa më shpejt tek ekipi i parë kryeqytetas.
Lini një Përgjigje