
Anis Mehmeti është talenti më i përfolur i Shqipërisë në këto kohë. Lojtari që ishte pjesë e Wycombe në League One, tani ka kaluar te Bristol City në Championship. Menjëherë ka arritur që të përshtatet në ekipin e ri dhe po shkëlqen në nivelin e dytë më të lartë të futbollit anglez.
Trajneri i ka besuar fanellën e titullarit në pak kohë, megjithëse nuk mund të luante dot ndaj Manchester City në mbrëmjen e djeshme për shkak të rregullave pasi kishte luajtur edhe më herët në FA CUP me Ëycomben.
Të gjithë presin që në listën e Silvinjos për ndeshjen me Poloninë të gjendet edhe Anis Mehmeti. “Sport Ekspres” mëson se lojtari i Bristol City po refuzon çdo kërkesë të mediave shqiptare për të dhënë intervistë.
Ai kërkon që të përqendrohet vetëm te klubi, ndërsa shprehet me njerëzit e afërt të tij se do të flas edhe për sportdashësit shqiptar në momentin që do të mbërrijë në Shqipërinë A. Deri atëherë, Mehmeti nuk do të marrë vëmendjen mediatike shqiptare.
Ky eshte Talent.Ka vetem nje muaj qe ka ardhur tek Bristoli,ne Championshipin Anglez,ka dhene asist ne ndeshjen e pare,dhe ka qene pa fat se ka goditur shtyllat ne cdo ndeshje.Edhe vete Guardiola dje ne FA cup,pyeti pse nuk luajti Mehmeti,sepse donte ta shihte.Ndoshta nuk ishte faji Rejas,sepse Legenat ne Federate nuk ja tregonin,ose ndoshta Reja donte vetem nga Italia,por shpresoj qe Silvinio duke pasur dhe mungesen e Brojes ta marre menjehere.Me sa e kam pare ne ndeshjet ne. Angli,ky po nuk u demtua do heci me mire se Broja.Eshte talent,me besoni e kame pare vete.Uroj qe ky i riu nuk therret me Veselin(kot fare),Dermakun(nje havdall),Rei Manay(servilin e Rejas,kot fare),Sadikun(nje qyl lojtar),etj.Pastroji te lutem,ka djem te rinj Shqiptar qe po shperthejne kudo.Futbolli Anglez eshte NR 1,merrni nga Anglia,jo funderrima ne Itali.
Ishalla ashtu qofte Ka talente te pa zbuluar sepse Edhe ata qe ju esgte bere thirrje ne kombetare ju eshte kerkuar para ne shkrmbim te nje vendi ne konbetare Lojtare si Hysaj Dermaku Veseli Etj nuk mund te thirren me ne kombetare Besoj se braziliani do i vere pikat mbi i Edhe Brojen une nuk e pelqeja per re vetem arsye se nuk jepte top Kombetarja nuk eshte ekip lagjesh Urojme o zot kualifikimin