Armando Broja duket larg Everton. Pas zërave që u përhapën nga portale lokaliste, tashmë është “New York Times” që shkruan se klubi nga Liverpool nuk është i bindur nga Broja dhe nuk dëshiron që të shfrytëzojë të drejtën për të blerë kartonin.
Te Everton ka pikëpyetje të madhe sa i takon cilësisë dhe vlerës së lojtarit kuqezi. 30 milionë paund konsiderohen si një shifër e lartë që kërkohet nga Chelsea, për një futbollist që deri më tani nuk ka dhënë shumë rezultat.
Gjithsesi, Everton do të presë deri në fund të sezonit për të marrë një vendim. Ajo që mund të thuhet tani për tani është se Broja ka gjasa më të mëdha që të largohet nga kjo skuadër sesa të qëndrojë.
Ky futbollist i talentuar por parazit ne fushe e kam thene e sterthne qe mund te haj buke ose ne kampionatin Italian ose ne ate shqiptar.
Broja, Broja, Broja… do kishte ber hajer po te kishte qendruar tek Southampton ku dhe arriti kulmin, pastaj tek Chelsea nisi tatpjeten dhe demtimet nuk ndihmuan ne karrieren e tij
Bundeslige, do ishte zgjedhja me e mire per te ne kete moment