Leonardo përshëndet PSG-në: Zero hidhërim, mos harroni që kam blerë Mesin

17 Qershor 2022, 16:23Sport TEMA

Leonardo përshëndet PSG-në: Zero hidhërim, mos harroni

Edhe pse një komunikatë zyrtare nuk është publikuar ende, Leonardo nuk është më drejtori sportiv i Paris Saint-Germain: "E çuditshme? Jo. Më duket pak patetike edhe për mënyrën time të të punuarit. Kishte emocione ditën e mbërritjes sime, siç ka tani për lamtumirën. Unë largohem me zero hidhërim, faleminderit që pata këtë mundësi”, tha braziliani për L'Equipe.

"Unë mund të kisha bërë më mirë, sigurisht. Por kur mendoj për vitet e mia në PSG, mendoj për shtatë titujt e ligës, trofetë e tjerë kombëtarë, finalen e Ligës së Kampionëve. Dhe nënshkrimin e Messit. Po, blerja e Messit: kemi përfunduar transferimin e vetëm të karrierës së tij, të një lojtari në Olimpin e futbollit, që vjen pas Peles dhe Maradonës. Mund të themi gjithçka që duam, por në fund e blemë Messin”.

Leonardo mohon mosmarrëveshjet me klubin, disa mendojnë se fundi i marrëdhënies me PSG-në varet nga rinovimi i Mbappe: "Jo, nuk ka lidhje me këtë. Nuk më thanë se lamtumira ime ishte kusht për rinovimin e Kylian. Por mund të them se mbajtja e këtij lloji të lojtarit është e mirë si për klubin ashtu edhe për Ligue 1”.

Braziliani flet për “fundin e një cikli”. Ndikoi eliminimi i fuqishëm në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit: "Një disfatë si ajo ngjall emocione të mëdha. Ne ishim favorit, pritshmëritë ishin të mëdha. Në verë të gjithë ishin të kënaqur me Hakimi, Donnarumma, Ramos, Wijnaldum, Nuno Mendes dhe Messi. Pastaj dilni në 1/16 e Champions League dhe thoni: gjithçka është e keqe. Një sezon i vështirë edhe sepse pasoi atë të Covid-it, unë vetë e kam pasur dy herë dhe e ndjej akoma ndonjëherë".

A është Valencia në të ardhmen e Leonardos? "Nuk ka asgjë konkrete. Është folur për këtë por asgjë më shumë".

1 Komente

  1. T
    Taras Bulba

    Real Madrid eshte mbreti i futbollit ne bote ,jo Mesin por edhe Ronaldon ti kete PSG nuk e eleminon dot ,sikur nje ekip te beni bashke PSG Manchester Sity Chelsa ke te doni mbreti Real Madrid ju mund

    Lini një Përgjigje