“Na duhet 600 mln euro”, Laporta apel ortakëve, zbulon dhe merkaton e Barcelones

17 Qershor 2022, 13:18Sport TEMA

“Na duhet 600 mln euro”, Laporta apel ortakëve, zbulon dhe

Barcelona prej kohësh vijon të jetë në gjendje agonie, në mungesë të theksuar fondesh, çka detyrojë drejtuesit e klubit të famshëm spanjoll të hapi edhe dyert e stadiumit “Camp Nou” për evente të ndryshme kundrejt një pagese.

Presidenti i klubit blaugrana, Joan Laporta, në mbledhjen me ortakët ka bërë bilancet dhe ka zbuluar disa nga lëvizjet e fundit në merkato:

“Na duhen minimumi 600 milionë euro. Klubi përfiton 165 milionë euro nga të drejtat televizive në La Liga, në dëshirojmë të shesim 41% të tyre çka do ta na siguronte një fond prej 700-800 milionë euro.

Në lidhje me bilancet sportive, me markaton, e kemi mbyllur me Araujo dhe Pedri, po punojmë edhe për Nico dhe Gavi, u shpreh Laporta.

Sipas mediave spanjolle, klubi ka gjetur akordin total për rinovimin e kontratës me Gavi deri në 2026 ndërsa po punojnë për të mbyllur transferimin e Lewandowskit.

Lini një Përgjigje