Lojtarët e Romës “respektojnë” Kumbullën pas kualifikimit në finalen e Europa League

19 Maj 2023, 12:29Sport TEMA

Lojtarët e Romës “respektojnë” Kumbullën pas

Roma vuan në Gjermani, por arrin të rezistojë përballë sulmeve të shumta të Leverkusen, duke barazuar 0-0 në gjysmëfinalen e kthimit dhe kualifikohet kështu në finalen e këtij edicioni të Europa League, falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në “Olimpico”.

Gjermanët dominuan pjesën e parë, krijuan shumë raste, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Pas fitimit të Conference League një sezon më parë, Roma shkon në një tjetër finale europiane nën drejtimin e Mourinhos.

Festa në Gjermani kishte një mungesë të rëndësishme, Marash Kumbulla, i cili sapo është operuar dhe nuk mundte të udhëtonte me ekipin në Leverkusen.

Gjithsesi, prezencën e tij nuk mund ta anashkalonin shokët e skuadrës, të cilët në festën e bërë në dhomat e zhveshjes, nuk nguruan që të shpalosnin edhe bluzën e Marash Kumbullës, duke i dedikuar arritjen e kësaj finaleje tjetër të rëndësishme.

“Faleminderit çuna, ishit vërtet fantastikë. Jemi një grup i mrekullueshëm. Tani të shkojmë të gjithë së bashku në Budapest. Forca Romë!”, ishte reagimi i Marashit në rrjetet sociale, pas dedikimit që iu bë.

Lini një Përgjigje