
Luhatjet e vazhdueshme të skuadrave në këtë sezon të Superligës i bëjnë trajnerët të pasigurt për të ardhmen, rrjedhimisht nuk mund të bëjnë llogari se çdo të ndodhë në javën e ardhshme pasi çdo ndeshje duket surprizë.
Në “Loro Boriçi” do të shkojë Partizani që vjen nga fitorja e derbit, por me shkodranët nuk u ka ecur këtë seson.
Colella duhet të ulë me këmbë në tokë skuadrën e tij.
Tirana do të përballet me Laçin. Ndryshe nga Colella, trajneri i bardhebluve Orges Shehi ka detyrë të bëjë lojtarët e tij të harrojnë humbjen e derbit.
Ndeshjet e fundit të javës së 25 do të luhen pasditen e së shtunës.
Partizani neser duhet te beje lojen qe ka bere me Erzenin dhe Tironen. Jo se fitoi, por tregoi karakter, vendosmeri, perqendrim, deshire. Arma kryesore ne keto dy takime ishte se fillonte mbrojtjen qe ne nisje te kundershtarit. Kur keta vinin ne zonen e kuqe u kishin mbaruar forcat...