Magjistari i Kombëtares, Jasir Asani: Pa Sylvinhon nuk do isha këtu, Szczesny më tha se ishte një gol fenomenal

10 Shtator 2023, 23:08Sport TEMA

Magjistari i Kombëtares, Jasir Asani: Pa Sylvinhon nuk do isha këtu,

Kryevepra e Jasir Asanit çoi peshë gjithë stadiumin me një gol që do të mbahet mend gjatë, aq i bukur për nga rëndësia, aq edhe i bukur për nga realizimi. Pas ndeshjes, autori i golit të parë dha intervistën e tij.

"Me rëndësi është fitorja, u futën nga minuta e parë për këtë rezultat. Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Fusha nuk na la të bënim futbollin më të mirë. Tentova disa herë të krosoj për Cikalleshin dhe Uzunin por s’ja dola. Kam pas bisedime me federatën shqiptare, por nuk ishte momenti.

Falenderoj Sylvinhon, sepse pa të nuk do isha këtu. Ndoshta edhe isha, nuk i i dihet, por unë e falenderoj nga zemra. Vazhojmë kështu pasi kemi edhe 3 ndeshje të tjera.  Kush nuk ka dëshirë të kthehet në Europë. Unë kam shënuar golin por merita është e gjitha e Sylvinhos dhe Zabaletas.

Bluzen time do ia jap motrës. Unë që kur kam filluar futbollin kam qenë mbrojtës i majtë, por me kohën ndryshova pasi isha më mirë në krah, unë luaj ku ka nevojë ekipi. Szczesny më tha që goditja ishte fenomenale dhe nuk e priste", u shpreh Asani.

2 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    E degjova ne Interviste Asanin, dukej qe ishte cun inteligjent dhe tip qytetari, dhe nga loja qe ben duket qe eshte shume lojtar i mire. Bravo Asani ! Maqedonia ka disa lojtare Shqiptare te shkelqyer si Alioski, Bardhi e ca te tjere qe e bene Italine cope. Sikur te kishim dhe ata ne Kombetare do ishim mire fare. Por qe duhet thene se sidoqofte qe te gjithe lojtaret qe kemi ne Kombetare jane shume te mire, Jane shume rezultative ne goditje, Te bejne gol te dhjesin numrat , Edhe Strakosha lozi shume mire, priti ca goditje goli te polakeve qe na shpetoi , bravo !

    Përgjigjjuni
    1. E
      E

      Bravo HASANI ,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje