Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj ka folur pas humbjes me Suedinë teksa u shpreh që rezultati nuk ishte i drejtë. Ndër të tjera, ai foli edhe për lajmet që qarkullojnë për një interesim të Juventusit.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavrësisht rezultatit se nuk ishte i drejtë. Mund të kishim marrë më shumë, por jam i kënaqur me paraqitje që bëri skuadra.
Unë bëj në fushë atë që më kërkon trajneri, nuk është se nuk dal, por kur më thotë të fokusohem tek ana difensive, sot dola dy tre herë.
Unë thjesht e dija që do të vijnë skuatë nga Juventusi por nuk kam informacion tjetër. Thejsht dua të luaj futboll të kënaqshëm, s'kam cfarë të them më shumë për këtë”, deklaroi ai për “Super Sport”.
Rezultati ishte shume i drejte; si lojtare ju dhate maximumin, mos harroni se luajtet me Suedine dhe Kilin....
Ky djale te surprizon me pjekurine e tij, si ne loje, edhe ne deklaratat pa buje. Bravo Mario, je njesh.
Superlojtar!
Ti djalë e ke të ardhmen të ndritur! E bëre atë Kulushevskin të duket mjeran në fushë në pjesën e parë. Bravo të qoftë për qetësinë që tregon në lojë! Në pjesën e dytë e hoqën nga krahu jot dhe e kaluan në mesfushë, atje ku nuk kishte të bënte më me ty. Kjo bëri të dukej dikush, pasi mesfushorëve tanë u mungoi koha për t'a njohur dhe bllokuar. Sidoqoftë, ajo që duhet të kuptojmë, qëndron në faktin se tre kundërshtarët tanë në grup, janë teknikisht ku e ku më të mirë se Suedia. Kili është më pranë tyre. Dhe ne e pamë se çfarë është një skuadër me teknikë dhe lëvizshmëri të lartë si Kili. Duke patur parasysh atë që na gjeti me Kilin, vetëm kjo mund të shërbente si mësim para fillimit të kampionatit në Gjermani.