Mbylli me 20% stadiumin për thirrje diskriminuese, zbulohen faktet që mbërritën te FIFA dhe sollën dënimin e FSHF-së

18 Prill 2025, 12:21Sport TEMA
Mbylli me 20% stadiumin për thirrje diskriminuese, zbulohen faktet që

FSHF-ja pak ditë më parë u dënua nga FIFA për thirrje diskriminuese nga tifozët me 20 mijë franga dhe me 20% mbyllje të stadiumit, prioritet tribunat pas porte. Vendim ky që do të zbatohet në sfidën e ardhshme me Serbinë.

Po çfarë ka ndodhur saktësisht në duelin me Andorrën, që “detyroi” FIFA-n të reagonte me “dorë të hekurt” ndaj FSHF-së? Siç shihet në dokumentet e FIFA-s pas procesit disiplinorë ka të bëjë me disa thirrje të tifozëve shqiptarë kundër Serbisë.

Saktësisht në orën 20:48, 3 minuta pas fillimit të sfidës me Andorrës është dëgjuar në kor nga tribuna N103, ku janë pozicionuar edhe tifozët kuqezi thirrje “Vriti, vriti, vriti serbët”. Thirrje këto që sipas FIFA-s kanë zgjatur diku tek 15-20 sekonda, ndërsa kjo ka nxitur urretje ndëretnike dhe dhunë ndaj serbëve.

Por jo vetëm kaq, pasi delegati i sfidës ka paraqitur një tjetër incident të ndodhur në këtë sfidë. Në orën 20:50 e njëjta këngë është përsëritur sërish në minutën e 5-të. Thirrje këto të ardhura po nga tribuna pas porte N103. Këtë herë thirrjet kanë zgjatur 10 sekonda dhe sipas delegatit nuk ka pasur asnjë reagim nga lojtarët apo pjesëtarët e tjerë të ndeshjes.

Ndërkohë vlen të theksohet sipas vendimit të dhënë nga FIFA, 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

7 Komente

  1. d
    deri kur keshtu?

    FSHF te kerkoje qe te mos luajme me me serbet. Si nuk luajne Serbia me Bosnjen dhe me Kosoven, Spanja me Gjibtraltarin etj. Pike

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi

      Kafshët nuk zbuten. Megjithatë ata do të hyjnë në stadium, në sektorë të tjerë dhe do të thërrasin prapë.

      Përgjigjjuni
      1. b
        besniku

        kush eshte kafshe. Une nuk kam thirrur ndonjehere thirrje te tilla, por realiteti eshte qe ne serbi eshte thirrur, rrahur, djeg flamuri, share dhe terror e trysni e gjithanshme e nderkohe qenkan kafshe pse thirre 10 sekonda. po jo more tifoz edhe keta nena i ka bere. Ne p.. te semes edhe FIFA e gjithkush tjeter.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jarani

          Po por i kane bera nena shqiptare dhe jo sllave ...nuk na ka hije te sillemi si ata qente e terbuar ...

          Përgjigjjuni
      2. P
        Përmbajtje dhe qytetërim

        Futbolli duhet të mbetet futboll. patriotizmi duhet lënë në shtëpi. kjo si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët. Tifozët kuq e zi duhet të përmbahen. Këtu nuk jemi as në Kosovë, as në Serbi.

        Përgjigjjuni
        1. g
          gerti

          https://streamin.me/v/069d07fa Kjo video tregon tifozet kuqezi duke kenduar kenge qe behet thirrje per masakrimin e serbeve. Nese kane guxim ta bejne bujrum. Po jo ta kendojne ne stadjumet shqiptare dhe te denohet shqiperia. Ne Kosove nuk e bejne kete.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            Cfare demi i bete Serbise me ato thirrje?Federata jone eshte federate e nje vendi te varfer edhe ato pak para qe kane po i harxhojne per te paguar gjobat prej karlliqeve te tilla .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje