Granit Xhaka është një nga lojtarët më të mirë, me origjinë shqiptare. Mesfushori, pas disa vitesh qëndrimi te Arsenali, aktualisht po luan sezonin e dytë te Leverkusen. Xhaka, ka dhënë një intervistë ndryshe së fundmi, për “Bild”.
“Babai është kritiku im më i madh. Ai asnjëherë nuk më ka lavdëruar si futbollist. E shikoj çdo ndeshje që përfundon dhe e shikoj me qetësi. Shoh çdo gjë dhe e kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.
Jam ende i njëjti djalosh që kam ardhur në Bundesligë si 19-vjeçar. Jam ende emocional, njësoj si në kohën kur isha te Monchengladbachu”, është shprehur Xhaka.
Rrespekt per ate Baba qe kur e degjon ne intervistat ene TV ,reflekton ate Qytetari ,inteligjenc e mbi te gjitha Ndjenjen Kombetare qe ke shumica e shqiptareve te Dardanise eshte mjaft e Madhe . Rrofshi .Suksese Granit _Ylli Shqiponjave