Champions League: Interi eleminon Bayernin dhe sfidon Barcelonën në gjysmëfinale, Arsenali dërgon në shtëpi Realin

16 Prill 2025, 23:02Sport TEMA
Champions League: Interi eleminon Bayernin dhe sfidon Barcelonën në

Spektakël dhe emocione në Champions, teksa këtë të mërkurë u mësuan edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste. Nuk ka mrekulli për Real Madrid, teksa nuk përmbysi dot humbjen 3-0 ndaj Arsenalit në aktin e parë, me sfidën në Madrid që përfundoi 1-1.

Sfida nisi zjarr me Gunners që fituan penallti, por Saka gaboi nga pika e bardhë. Në krahun tjetër, pak më vonë, te Los Blancos pati pretendime për penallti pas një kontakti Rice-Mbappe, por VAR tha jo. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, Saka-s iu përgjigj Vinicius. Në fazën tjetër, Arsenali përballet me PSG.

Inter kualifikohet në gjysmëfinale, pasi eleminoi Bayern. Pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë, zikaltërit kalojnë tutje falë barazimit 2-2 në San Siro. Bavarezët shënuan të parët me Kane, por sfida u përmbys nga Martinez dhe Pavard. Goli i Dier ringjalli shpresat e gjermanëve, por vetëm kaq. Në gjysmëfinale, Inter sfidon Barcelonën.

6 Komente

  1. D
    Diamond

    Réal Madrid- Arsenal 1-1...te paska zene gjumi shoku

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sportdashesi

      Jo, o gazetar, Real -Arsenal nuk doli 1-1 por 1-2.

      Përgjigjjuni
      1. d
        daja

        o gazetar pall si e merr mundimin me shkruajt për sport kur nuk din as sa kanë dalë ndeshjet?!.real arsenal 1-2 dhe jo 1-1tung

        Përgjigjjuni
        1. e
          edmond( koder rreshen)

          Ju fiken dritat kur ndeshja ishte 1-1, dhe kujtoj se ka mbaru ndeshja !

          Përgjigjjuni
          1. K
            KROI MBRETIT

            Ra mbreteria e Real Madrid.Kupen e fiton ARSENALI

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na mbyten gomeret

              A e kuptoni se cfare bolesh shkruajne per sportin tek kjo gazete? Pa pike serioziteti o burra te plotesojme lastren se duhet kush cane trapin per sportin? Jo vetem inkompetente por dhe trapa.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje