Dëshmi tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës, vajza e legjendës akuzon mjekët: Dhoma ku ishte babai im kundërmonte era urinë

16 Prill 2025, 20:20Sport TEMA
Dëshmi tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës,

Gjyqi për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, ka hyrë në një fazë të re emocionale dhe të rëndë pas një dëshmie të fuqishme nga vajza e tij, Dalma Maradona.

Shtatë punonjës shëndetësorë janë nën akuzë për neglizhencë mjekësore në lidhje me vdekjen e ikonës argjentinase, por deklarata e Dalmas ka ndezur edhe më tej debatin publik mbi trajtimin që iu bë ish-futbollistit në ditët e fundit të jetës së tij.

Në një dëshmi të dhënë të martën, Dalma përshkroi gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhej Maradona. “Dhoma ku ishte babai im ishte e neveritshme: kundërmonte era urinë, asnjë qenie njerëzore nuk duhej të ishte në një vend të tillë, aq më pak babai im në ato kushte shëndetësore”, u shpreh Dalma.

Ajo akuzoi ekipin mjekësor për mashtrim dhe manipulim emocional: “Na premtuan një shtrim në shtëpi që nuk ndodhi kurrë. Na bënë të besojmë në diçka që nuk ekzistonte. Ne u mashtruam në mënyrën më mizore, vetëm për të mbështetur atë gënjeshtër.”

Procesi gjyqësor do të vazhdojë në javët e ardhshme, ndërsa ende nuk është e qartë se si do të përfundojë çështja. Megjithatë, dëshmia prekëse dhe e drejtpërdrejtë e vajzës së Maradonës ka hedhur edhe më shumë hije mbi mënyrën si u trajtua legjenda e futbollit në momentet e tij më të vështira.

2 Komente

  1. A
    Anti

    Po mire po ti cfaare mutin beje? Je e bija dhe na tregon pse nuk jetoje ti me te?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cinxo

      Kjo ishte ne kishe. Luste zotin qe te vdiste i jati dhe t'i merrnin parate.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje