Rama njofton ndërtimin e tre stadiumeve të rinj, në Vlorë, Korçë dhe Durrës

16 Prill 2025, 17:54Sport TEMA
Rama njofton ndërtimin e tre stadiumeve të rinj, në Vlorë,

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi vizionin e tij për sportin tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.

Po ashtu Rama premtoi edhe transformim të Pallatit të Sportit, me qëllim për të pritur -siç tha ai- finale të nivelit ndërkombëtar.

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar. 

Besoj që nuk mund të rrime në vend numëro vetëm me një pistë atletike, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë hapësirë edhe për atletikën. Është mbretëresha e sporteve”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu tha se tashmë është zgjidhur problemi i kampioneve, të cilët nuk do të enden më rrugëve pasi FA kanë ndërtuar një sistem gradash që i kthen ata në asete.

Kreu i qeverisë premtoi edhe rritje për buxhetin në komitetin olimpik dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

“Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të komitetit olimpike. Ka ardhur koha që të ulemi dhe të mbyllim edhe çështjen e ligjit te sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne nga ana financiare, por sot është e mundur. Më e mira është përpara dhe besoj se kështu është. Nëse sot ne kemi”, deklaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se Durrësi do të shndërrohet  një kompleks akademish sportive, pasi aty pritet që përveç akademisë së Manchester City të krijohet edhe akademia e tenisit dhe ajo e NBA.

“Nëse sot ne kemi këtu një shembull që nuk mund të imagjinohej deri disa vite më parë të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme të futbollit që është shkolla e Manchester City, shumë shpejt do kemi gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës ku ashtu siç e kemi dhe biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknik të Manchester City do krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit. 

Jemi duke hedhur hapat për të ndërtuar edhe akademinë e tenisit akademinë e Rafa Nadalit po në Durrës. Kemi filluar edhe diskutimet me NBA për akademinë e NBA. Atyre u pëlqen që akademia të vendoset në Shqipëri. Kanë parë edhe zonën atje. Kështu që Durrësit do ta bëjmë një destinacion të një kompleksi akademish sportive”, deklaroi Rama.

14 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    E mo gjigand, kujt i kishte shkuar ne mend....lol

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      Ideja e ndertimit te ketyre stadiumeve sikur u perdor para dy viteve ne zgjedhjet vendore.Pra te pakten sot ato duhet te kishin filluar nga ndertimi .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Beqiri, ke plotësisht të drejtë, u premtuan jo tre stadiume sa po premton sot, por në mos gaboj 5 ose 6. Ajo që të çudit qëndron në faktin se pse është treguar kaq dorështrënguar këtë herë sepse mund të premtonte stadiume për gjithë kategorinë superiore, kështu gënjeshtra do të ishte e asaj përmasë që ne e kemi qejf dhe do të kënaqeshim akoma më shumë. Sepse, tek e fundit nuk ka për të bërë asnjë, ndaj them pse duhej të tregohej kaq shumë cungin, le të premtonte 10, 12, 14, kush do e ndalonte? Po shyqyr që nuk premtoj shumë aeroporte këtë herë.....

        Përgjigjjuni
    2. A
      Alfred

      Duhet te jene "projektet" e atij palacos qe e nxjerr nga "sirtari" sa here do ta keqperdore- Fidel Yllit! Eshte "dosja" e famshme e Fidel delenxhiut qe e aktivizon per te disaten here ky i gjati!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana

        E tmerrshme çfare titulli me GABIM te trashe gramatikor. "Tre stadiumeve te rinj" = gabim. Nje stadium i ri = njejes Tre stadiume te reja = shumes (ketu kemi ndryshim gjine)

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Stadiumi eshte gjinia mashkullore dhe eshte e sakte "rinje' po te ishte gjinia femerore do ishte te reja

          Përgjigjjuni
        2. D
          D. Pavli i shastisur nga habia

          Don Peder Asta I Surrelit spermbahet me. Jo nje , as dy, por tre thase ne dite ka filluar te hape. Pra pasaporta Surrelopiane vlen e vlefshme edhe si bilete gratis per ndeshje ne stadiumet e Vlores, Korces, Bebecit, Surrelit, Bernabeut dhe Metropolitanes. Stadiumet vine me oferte nderto nje, ..(pallat) paguaj gjashte;

          Përgjigjjuni
          1. O
            OLSI

            O palle nderto qendra shendetesie neper fshatra, be rruget e fshatrave qe jane si ne mesjete akoma, merru me kanalizimet, qe per 10 min shi mbyten qytetet, si ne mesjete, o idiot debil, lerini kullat dhe stadiumet, se njerzit kane nevoje per rruge, transport hekurudhor, ndertoni sidomos kanalizimet e ujrave, se jane me keq se ne afrike o psikopat, i lindur.

            Përgjigjjuni
            1. i
              ilir

              Stadjumet pse duhen kur nuk shkojne tifozet per shkak nivelit te futbollit ne shqiperi.Rama me ato para qe duhen per stadjume me mire te bej rruge te reja ose kopshte per femijet sepse parat per stadjume jane para korupsioni te harxhohen para kot

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dalipi

                Me stadiume me kulla dhe 3D jemi te paret! Tani na duhen dhe ca futbollista dhe tifoze qe te kompletohemi:)

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Meleoni

                  Do marrim ne Gjader

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Lui

                  Ku mbetet Shkodra

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bandido

                    "Kripe Mazllllluuuuum, kripe".....Uje ne çezma, o gjigand. Uje do populli. Po lahemi me sapllak si ne shekullin XIX. Po na bien tarracat e pallateve nga kazanet e ujit. Gjemon qyteti nga pompat qe ne ora 03.00 te megjesit. Pompa dhe tubo do uji. Nuk do shume mendje. Nuk do kesh nevoje as per AI dhe as per Mira Muratin. E beri Enveri 70 vjet me pare pa komjutera. Pse mos ta besh dhe ti?.Fajin? Saliu , si gjithmone...

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ladi

                      Po per Fierin do ketë ndonjë projekt apo kur Apollonia te Dali ne supe lig qe nuk do ndodhi sa te jemi ne brezi i Majacit me shok gjalle.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje