Ndryshojnë favoritët e Champions: Arsenali, më i kuotuari. I dyti renditet Inter

17 Prill 2025, 14:16Sport TEMA
Ndryshojnë favoritët e Champions: Arsenali, më i kuotuari. I dyti

Festa nuk ka përfunduar ende, megjithatë ekipet gjysmëfinaliste të Champions po mendojnë për sfidat e radhës. Kuadri i eventit më të rëndësishëm kontinental për klube ka marrë formë, ku objektivi është një vend në finalen e 31 Majit, në Allianz Arena të Mynihut.

Pasi shkurorëzoi Realin e Madridit dhe siguroi vendin mes katër ekipeve më të mira për herë të parë prej vitit 2009, Arsenalin e pret sfida me Paris Saint Germain. Përballja që hap gjysmëfinalet do të luhet më 29 Prill, ndërsa në datën 30 është radha e Interit që të luajë trasfertën në Barcelonë.


Sfidat e kthimit, aty ku do të vendosen edhe ekipet të cilat do të luftojnë për trofeun do të luhen gjatë javës së parë të muajit maj. Në datën 6, Interi pret katalanasit në shtëpi, teksa Arsenali udhëton në Paris një ditë më pas.

Me zikaltërit që eliminuan Bayern-in dhe topçinjtë që befasuan Realin, kanë ndryshuar edhe kuotat rreth favoritëve. Arsenali është kthyer në favorit për të fituar trofeun me 28,7% mundësi, i ndjekur nga Interi me 25,5%.

Paris Saint Germain ka zbritur Barcelonën në vendin e katërt, edhe pse blaugranat kanë fituar edicionin e fundit, kur Reali, Bayerni apo Liverpool nuk luanin në gjysmëfinale. Kjo ka ndodhur në vitin 2009.

GJYSMËFINALET E CHAMPIONS LEAGUE

NDESHJET E PARA

E martë 29 Prill                 Arsenal – PSG

E mërkurë 30 prill             Barcelona – Inter

NDESHJET E KTHIMIT

E martë 6 Maj                    Inter – Barcelona


E mërkurë 7 Maj               PSG – Arsenal

5 Komente

  1. B
    Bero Maze

    Fiton Barcelona! Nuk kam asnjë dyshim dhe në finale mund Arsenalin

    Përgjigjjuni
    1. W
      Whitesnake

      Po!

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli Rakipi

        Ik mer palle

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anti

          Cke more mut leri te tjeret ne opinionin e tyre ti ke mendim tjeter ne rregull cte sateme ke qe ofendon?

          Përgjigjjuni
    2. T
      Tifos

      Ekipi me favorit eshte Arsenali qe mbron ne menyre perfekte. Mund te jete edhe Inter jo per fortesine por cinizmin nje ekip me nje loje catenacio te lodh nga nervat.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje