Portieri i Ajax në Holandë, Diant Ramaj është në mëdyshje se cilën skuadër do zgjedhë për të ardhmen. Në një bisedë për mediet në Holandë, 22-vjeçari ka thënë se Kosova dhe Shqipëria i janë ofruar, ndërsa ai po pret Gjermaninë.
“Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë thashë se më duhet kohë, edhe sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë", tha Ramaj.
Ramaj e di se Gjermania ka portierë të mirë dhe me përvojë si Manuel Neuer, Marc-Andre ter Stegen dhe Kevin Trapp. Megjithatë, ai thotë se duhet të ftohet nga Gjermania për shkak të moshës së re që ka.
“Portierët e Gjermanisë janë mbi 30 vjeç. Kur shikoj vendet e tjera, ka një portier të ri kudo. Shikoni Bart Verbruggen në Holandë. Nuk po them se duhet të jem portier i parë apo të luaj atje, por është mirë nëse edhe Gjermania thërret një të ri dhe i tregon botës se një brez i ri po vjen”, thotë Ramaj që duket larg kuqezinjve apo dardanëve.
I dalë nga moshat e Stuttgart, Ramaj bëri mirë me Heidenheim dhe më pas me Eintracht Frankfurt, para se në verën e 2023 të linte gjermanët dhe për 5 milionë euro të bashkohej me Ajax në Holandë. Në Eredivisie ai ka luajtur 10 ndeshje, teksa me Ajax në të gjitha kompeticionet 17 duele këtë sezon.
Pra ti or djale paske plan A por edhe B. Je duke pritur Gjermanine, dhe nese nuk te marrin mund t'i thuash po Kosoves ose Shqiperise. Pra po ben llogari e nuk po vendos me zemer. Per mua, ti nuk duhet te kesh vend ne kombetare.
Nuk eshte lojtari qe duhet te prononcohet nese Kombetarja e zgjedh apo jo. Janë ndeshjet me grupmoshat qe e bejne nje gje te tille realitet. U-19, U-21 jane prova te mira! I uroj fat!
Paska pordhë shumë ky djale! Po më Brazilin a do pranosh te luash? Ik pirdhu!
Po shumica e këtyre koqevarëve ashtu kanë ardhur me Shqipërinë dhe Kosovën se nuk i marrin të tjerët.
Ky Trapi ka Hong ja 50 gola ke Ajaksi kete vit.Per here te pare ne Histori qe Ajaksi rrezikohet te bie ne te dyten,dhe ky thote po pres Gjermanine?Hajde Kungull Hajde:As Shqipnia as Kosova nuk kane nevoje per kete.Lerjani Gjermanise,se i ka ja 10 Portjera para ketij.Rrush,Rrush,rritu qe te te kap,i thone kesaj.