Mediat e Armando Dukës dalin blof, Veliaj: Ish-Kompleksi sportiv “Dajti” i rikthehet Bashkisë

19 Maj 2022, 20:06Sport TEMA

Mediat e Armando Dukës dalin blof, Veliaj: Ish-Kompleksi sportiv

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore për FSHF-në, media në pronësinë e Armando Dukës, "Super Sport" bëri disa lajme dizinformuese ku theksonte se në ish kompleksin sportiv "Dajti" do ndërtoheshin pallate.

Lajmet që porositeshin nga kreu i FSHF ishin të rreme por dhe gjoba, pasi pronari i medias së tyre ishte në fushatë zgjedhore dhe i duhej të zhvendoste vemendjen nga trukimet që po kryente për tu rikonfirmuar në postin e presidentit të institucionit të futbollit shqiptar.

Sot Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj siguroi se krahas pishinave te Liqeni, transformimit do t’i nënshtrohet edhe ish-kompleksi sportiv Dajti, i cili do ti kaloje bashkise.

“Fillimisht u lirua hapësira te “7 Xhuxhat” – edhe aty thanë se do të bëhej pallat – por jo, bashkia bëri dy kate parking poshtë. 

Edhe këtu duhet të mendojmë për parkingun sepse ka një pafundësi kërkese për ata që frekuentojnë Parkun e Liqenit. 

Të njëjtën gjë do të bëjmë te Kompleksi Dajti, pasi ka mbaruar kontrata e qirave dhe atë kompleks duam ta transformojmë, për ta kthyer në kompleks sportiv, pavarësisht çfarë do të thonë gjobaxhinjtë e portaleve”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht spekulimeve, në fund flasin veprat. “Thamë shesh, bëmë shesh. Thamë Pazarin, bëmë Pazar. Thamë Kala, bëmë Kalanë. Thamë pistën te Liqeni, bëmë pistën te Liqeni.

 Thamë stadium, u bë stadiumi. Thamë Piramidën, bëmë Piramidën, Kopshtin Zoologjik po kështu. Siç po themi edhe për këtë kompleks të madh olimpik, që do bashkohet me Parkun Olimpik, apo edhe për kompleksin Dajti, të tilla do t’i bëjmë”, siguroi kreu i Bashkisë.

 

 

2 Komente

  1. S
    Sara

    ik ore Pinok

    Përgjigjjuni
    1. u
      u dhime duke qesh

      Te "7 Xhuxhat" nuk u ndertua pallat? Uhahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aty pallati eshte me i madh se mali i Dajtit!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje