
Florian Riza, menaxheri i ekipit kombëtar të vajzave dhe grave në futboll, ka dhënë mendimin e tij lidhur me skandalin “Rubiales” në Spanjë, ku shefi i Federatës spanjolle (tashmë i pezulluar nga FIFA), Luis Rubiales, puthi futbollisten Jenni Hermoso pa lejen e saj, gjatë momentit të marrjes së medaljeve në Kupën e Botës.
Riza, përsëriti disa herë që janë gjykatat ato që duhet të vendosin për Rubiales. Megjithatë ai bëri një deklaratë mjaft të papërshtatshme, veçanërisht duke marrë parasysh që flet nga pozitat e menaxherit të ekipit të vajzave dhe është një zyrtar i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ai deklaroi se puthja, për të cilën futbollistja tha se ishte pa leje, nuk është një dhunim seksual, por ka ardhur si pasojë e "gëzimit maksimal" që Rubiales ka përjetuar pas fitore së Kupës së Botës nga ekipi spanjoll.
Më tej, zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), deklaroi se Rubiales ka dashur të shprehë "entusiazmin e papërshkruar që ka brenda vetes", duke u përpjekur të justifikojë një nga ngjarjet më skandaloze në futbollin e vajzave dhe grave, e cila ka shkaktuar polemika të shumta, jo vetëm në Spanjë, por në mbarë botën, duke u dënuar gjerësisht si një sulm seksist dhe i papranueshëm.
“Unë mendoj që puthja është e gabuar, por puthja nuk ka gjeste seksuale, dhunim seksual në publik, sipas mendimit tim. Është shumë e gabuar. Ai është thjesht një moment gëzimi maksimal, i dikujt që do të shprehë atë entusiazmin e papërshkruar që ka brenda vetes dhe ka gabuar plotësisht, por nuk e ka bërë për shkak të mbizotrimit të tij në ekipin e futbollit kombëtar të Spanjës. Nuk e ka bërë për këtë, sepse nuk e kuptoj dot…", deklaroi Riza në Euronews Albania.
Zyrtari i FSHF, e justifikoi sjelljen e Rubiales, me emocionet shumë të forta që solli fitorja dhe e bëri "të dalë nga vetja".
“Duhet të vlerësojmë nivelin e futbollit për të cilin po flasim. Është futbolli që çon në këto nivele kaq entuziaste, adrenaline edhe një President që në momenitn e parë, të gjithë e dimë që Presidentët janë njerëz të cilët dinë ta menaxhojnë situatën. Por, futbolli është aq i fuqishëm, sjell emocione aq të mëdha, sa edhe një President që është i mësuar me të tilla emocione mund të dalë nga vetja, siç ishte rasti i Presidentit të Federatës spanjolle", u shpreh ai.
Skandali Rubiales
Skandali "Rubiales", ofron një mundësi për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek trajtimi i grave në futboll - në atë që shumë e perceptojnë si një problem sistemik të diskriminimit ndaj grave, më shumë sesa individual.
Jenni Hermoso nuk po gëzon mbështetje vetëm nga lojtaret gra, por edhe nga burrat.
Kjo ngjarje ka shkaktuar një valë të reagimeve në futboll, që është kthyer në një reagim shoqëror të gjerë. Kjo është një histori për një burrë, i cili duket se është komplet jashtë kontaktit me realitetin, një njeri që ka ndjekës besnikë dhe është i rrethuar nga mbështetës me një pikëpamje të ngjashme për botën. Reagimi i tyre ndaj kësaj çështjeje ka lënë shumë njerëz të habitur.
"Një tsunami social" në Spanjë, e quan BBC atë që po ndodh me Rubiales, i cili është kthyer në temë diskutimi në tryezat e spanjollëve, ndoshta momenti "Me too" për këtë vend.
Për shumë njerëz, kjo ka të bëjë me mënyrën se si diskriminimi ndaj grave dhe vajzave funksionon. Ai nuk bëhet vetëm nga një person; ai bëhet nga një sistem.
Festimi i fitores së kupës së botës nga gratë e ekipit spanjoll ia la vendin shumë shpejt, një debati të madh, ku secili duhet të pozicionohet.
Ajo që është e dukshme, Luis Rubiales, nuk është më një person i plotfuqishëm, një i paprekshëm me përkrahje në nivelet më të larta të sportit. Ai është një nga njerëzit më ekspozuar në Spanjën e sotme, sëbashku me sistemin që përfaqëson.
Perse habiteni eshte RRK komplet.
Po ti thithi buzet nje mashkull gruas sate , cfare eshte?
Ky kishte mbetur pa dhene mendim....hahahahahaha.....Florian Riza....menexher pranej sporti jone ku "therret " qameti.....vari kkkk
thuhet manaxher, po aqi di aqi bon o i cmen
Hahahaha o trongull....shkruhet menaxher o shpellar i Saliut....aty eshte vetem nje gabim gjate te shkruajturit o derr i trashe....na bo "kompetenti" por je "derrase" fare.....hahahahaha ik o tarallak shko laj no i hale.....
Boll o burra leshi, lexoni c‘thote bota per kete ceshtje e pastaj komentoni, apo inatet personale i shfryni ketu se bolet i keni bosh gjithsesi Apo na e do puna se per kete paguhemi!
Ik o dylber....lexoj ti se cfare thone lajmet e Botes....eshte nen akuze....ti qeke me...bole...se ky kpke dhjamosuri....Riza....djali spiunit....
Kapeni dhe i rrëzoni sapunin!