Merkato, pas Modriç, Tare ka në shënjestër edhe Granit Xhakën

6 Qershor 2025, 13:21Sport TEMA
Merkato, pas Modriç, Tare ka në shënjestër edhe Granit

Igli Tare nuk ndalet. Pas sigurimit të stolit ku afroi Maks Alegrin, drejtorit sportiv i Milanit ka nisur nga puna me organikën e skuadrës.

Largimi i Tijjani Reijnders nuk është i lehtë për tu “kapërdirë” nga tifozët e Milanit, të cilët mund të “ngushëllohen” me afrimin e disa lojtarëve, të cilët janë në një moshë të madhe.

Firma me Luka Modriç është shumë pranë, por mesfushori kroat duket se nuk do të jetë përforcimi i vetëm në këtë repart. Sipas medieve gjermane Igli Tare ka marrë informacione rreth Granit Xhakës. Edhe pse shqiptari ka një kontratë me ekipin e Leverkusenit deri në 2028-ën mendohet se nuk do të ishte kundër largimit nga Gjermania.

Leverkuseni po privohet prej shumë lojtarëve kryesorë dhe ky fakt nuk ka pëlqyer aspak Xhakës, i cili mund të largohet në verë. Milani ka një “As” nën mëngë në këtë tratativë, e cila është ende në fazat e para. Siç dihet Leverkusen është shumë e interesuar për shërbimet e Malick Thiaë. 23-vjeçari konsiderohet si pasuesi ideal i Tah në “BayArena” dhe ky fakt do të jetë një shans i artë për Taren.

4 Komente

  1. P
    PERFETO

    GRANI ESHTE NJI NDER MESFUSHORET ME TE MIR NE EU

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Vertet do i jepte nje siguri shume te madhe Milanit.

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cuku

      Igli pas Modricit dhe Xhakes po mune mer dhe, plakun tim te Milani .....sapo I ka mbush 80 vjec. Sic duket ka marethe urdher ta nxjerre Milanin ne Serine B

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        E paç me jetë dhe shpresojmë që Tare t'i ofrojë një kontratë tre nji, të paktën. Për mendimin tim ai luan edhe 10 vjet pa problem.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje