Merkato, skuadrat e Superiores nisin rindërtimin

15 Qershor 2023, 18:44Sport TEMA

Merkato, skuadrat e Superiores nisin rindërtimin


Jemi në periudhë pushimi, por merkato në Kategorinë Supriore vazhdon të jetë aktive. Egnatia, skuadra surprizë e këtij edicioni do të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion europian.

Nga grupi i futbollistëve që mbylli sezonin e fundit, vetëm mbrojtësi Sodik Atanda është larguar. Ndërsa në hyrje është rikthyer Jurgen Goxha, futbollisti ishte huazuar në gjysmën e dytë të këtij sezoni që u mbyll te skuadra e Teutës, ndërkohë që Stiven Janku është afrimi i parë, mbrojtësi mbylli aventurën e tij me Bylisin.

Teuta, Laçi dhe Kukësi janë tri skuadrat që kanë numrin më të madh të largimeve. Drejtuesit e skuadrës durrsake po punojnë për emrin e trajnerit të ri, dhe për të vendosur më pas për merkaton. Në klubin e Kukësit nuk dihet nëse Hallaci do të konfirmohet në stol, ndërkohë që largimet e vëllezërve Taipi ka lënë një boshllëk në mesfushë.

Te Laçi kanë filluar firot e para. Mazrekaj, Turkaj,Ruganovic dhe Selmani janë largimet e para, ndërsa sa i përket afrimeve skuadra ka njoftuar firmën me Ronaldo Sobovale-n ish-sulmuesi i Malishevës në Superligën e Kosovës.

Dinamo dhe Skënderbeu, dy skuadrat që këtë sezon u ngjitën në elitë, po punojnë në heshtje, edhe pse duhet thënë se në radhët e dy klubeve nuk ka asnjë zyrtarizim.

Lini një Përgjigje