"Messi? Jo, dy të tjerë ishin vendimtarë në fitoren e Argjentinës"

19 Janar 2023, 22:40Sport TEMA

"Messi? Jo, dy të tjerë ishin vendimtarë në fitoren e

Ish-portieri i njohur argjentinas, Hugo Gatti i është rikthyer fitores së Botërorit nga Argjentina në Katar. “El Loco”, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e kampionatit argjentinas (765) foli në lidhje me protagonistët e kombëtares latine.

Gatti thekson se nuk ishte Leo Messi lojtari më vendimtar në fitimin e Botërorit të tretë nga kombëtarja albiceleste, duke zgjedhur dy të tjerë përpara kapitenit.

Jo, Messi nuk ishte vendimtar dhe i domosdoshëm. I tillë ishte Emiliano Martinez. El Dibu ishte i jashtëzakonshëm: ai priti gjithçka, madje edhe penalltitë.

Edhe në minutën e fundit të ndeshjeve të ndryshme ai kreu pritje të shkëlqyera. Prandaj them se ai ishte vendimtar në fitoren e Argjentinës, dhe jo Messi.

Dua të them edhe një gjë tjetër. Në sulm, Di Maria bëri diferencën më shumë se Messi, për më tepër duke luajtur për Leon”, deklaroi Hugo Gatti.

4 Komente

  1. I
    Ili

    Mos kopjoni kot o gazetare koti LOCO GATTI ndonjehere mer pjese tek Chiringuito emission me i ndjekur ne bote per la ligen. Loco ka rjedhur mezi mbahet me kembe dhe eshte tifoz I reality te madridit Ne mes te korrikut mban shall me vete dhe floke te gjata E tallin te gjithe ndaj I thrasin Loco

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaiser

      Po ti nga cili tv i ke par ndeshjet,mos ndoshta ke par ato te 2018 ritrasmetim

      Përgjigjjuni
      1. I
        INFATINO

        Mire e ke ti po FIFA dhe Infatino duan pleshtin dhe prandaj ja dhane.Sa te kete baste kur nuk do te kete futboll argetues.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pirro

          Ama duke lujatur per Leon u arrit fitorja e jo duke luajtur per dike tjeter. Pse? sepse Leo beri 10 gola si askush tjeter.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje