Superkupa e Italisë, Asllani falenderon Lautaro-n për trofeun e parë

19 Janar 2023, 14:06Sport TEMA

Superkupa e Italisë, Asllani falenderon Lautaro-n për trofeun e

Superkupa e Italisë e luajtur ditën e djeshme mes Milan-it dhe Inter-it kishte dhe pak Shqipëri brenda. Për mesfushorin e Interit finalja e djeshme ishte e para ashtu siç ishte edhe medalja që mori në fund të takimit.

Ndeshja – Sfida për Asllanin mori jetë 6 minuta nga fundi kur Inzaghi vendosi që ta aktivizonte në vend të Calhanoglu-s. Për aq sa luajti shqiptari luajti mirë duke limituar në maksimum aksionet e rrezikshme të Milan-it. Për 20-vjeçarin bëhej fjalë për ndeshjen e parë të rëndësishme ku luante për një trofe prestigjoz.

“No comment” – Në fund të takimit pas festimeve më trofeun në llogarinë e tij në “Twitter” shqiptari kishte zgjedhur dy fotografi me kupën, të cilat i komentonte me pak fjalë: “Asgjë për të shtuar”.

Felenderimi – Mediat italiane kanë publikuar video ku Asllani, në dhomat e zhveshjes, falenderon Lautaro Martinez për trofeun e fituar.   

Lini një Përgjigje