Çmime 'të kripura' edhe për miqësoren, dalin në shitje online biletat e Shqipëri - Bullgari

24 Shtator 2023, 19:20Sport TEMA

Çmime 'të kripura' edhe për miqësoren, dalin

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Bullgarisë një test miqësor në "Air Albania", në datën 17 tetor në orën 18:00. Për këtë duel Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat (online). Çmimet në sektorët e hapur për tifozët variojnë nga 1000-3000 lekë (të rinj). Pas porte biletat kushtojë 1 mijë lekë të rinj, teksa "karshia" është nga 2 mijë-3 mijë lekë të rinj.

Kujtojmë se para ndeshjes miqësore me Bullgarinë, po në "Air Albania" në 12 tetor vjen Çekia, me ndeshjen që vlen për kualifikueset e grupit E të Euro 2024. Kuqezinjtë janë në vendin e parë në grup dhe kanë shanse për të shkuar në fazën finale të një Europiani për herë të dytë, nëse kalojnë me sukses çekët e vendit të dytë.

Për duelin me Çekinë biletat "avulluan" për pak orë, teksa polemika të mëdha u hapën për mënyrën e tregtimit të tyre online, me tifozët që hasën vështirësi me serverat e faqes.

Tanimë po online, FSHF ka nxjerrë në shitje edhe biletat për Bullgarinë, me miqësoren që vjen pesë ditë më vonë se ndeshja "finale" me Çekinë.

Çmime 'të kripura' edhe për miqësoren, dalin

1 Komente

    Lini një Përgjigje