Minutat e pakëta në formacion, tifozët e Lokomotivës akuzojnë klubin për Mitajn

18 Tetor 2023, 15:57Sport TEMA

Minutat e pakëta në formacion, tifozët e Lokomotivës


Mario Mitaj me paraqitjet e bëra ka vendosur në vështirësi drejtuesit e klubit të Lokomotivës të Moskës.

Sipas medeave ruse të shumtë janë rreagimet e tifozëve rus, të cilët e kanë me trajnerin e klubit në fjalë për shkak se ky i fundit nuk i jep minuta të mjaftueshme mbrojtësit të majtë shqiptar.

“Nuk është e mundur që një lojtar si Mitaj të mos ketë vend në formacion”, “sa herë ka luajtur me Shqipërinë ka qenë nga më të mirët në fushë” dhe “do të qëndrojë edhe për pak me ne, kam frikë se do të largohet”, janë disa prej komenteve të bëra nga tifozët e Lokomotivës të Moskës në rrjetet sociale pas fitores që mori Shqipëria ditën e djshme përballë Bullgarisë, ku Mitaj shkëlqeu me një asist në golin e Qazim Laçit.

Këtë sezon Mitaj ka luajtur 664’ minuta në total me Lokomotivën e Moskës.

Minuta këto të koleksionuara në Premier Ligën Ruse (6 ndeshje) dhe Kupën e Rusisë (3 ndeshje).

2 Komente

  1. T
    Tifoso

    Ai eshte klas i paster.Vertet namin e kane ata qe shenojne por djaloshi eshte mrekulli,teknike vizion loje dhe driblues.Duhet te forcohet fizikisht dhe pastaj nuk ja ka zili askujt.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Danoçi

      Dhe pak më shumë masë trupore dhe vërtet që vështirë të markohet.Super super lojtar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje