Ish-sulmuesi portugez i Liverpool, Diego Jota vdiq në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik.
Një pjesë e madhe e të njohurve të Jotas morën pjesë në funeral, por kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, nuk ishte midis tyre, duke bërë që tifozët të pyesin veten se përse CR7 zgjodhi të mos merrte pjesë.
Duke shpjeguar vendimin e tij, Ronaldo i tha Piers Morgan Uncensored:
“Nuk mora pjesë në funeralin e Jotës? U ndjeva mirë me vendimin tim. Dy arsye. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në varreza.
Së dyti, nëse më njihni… kudo që të shkoj, do të bëhet zhurmë e madhe. Vëmendja do të shkojë tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte”- tha Ronaldo.
Verteton plotesisht qe eshte nje egoist i sinqerte! Varrezat jane pjese e jetes dhe te mos shkosh asnjehere aty qe kur te ka vdekur babai do te thote qe nuk ke miq, nuk ke njerez me te cilet te lidh edhe se largu dicka. Se dyti, fakti qe je i famshem, nuk do te thote qe je Gogol...mund te ruash respektin dhe dinjitetin tend edhe duke qene i famshem. Nuk ke pse fshihesh si miu i kanaleve te zeza! Sidoqofte sjellja e tij eshte plotesisht e sinqerte dhe e vertete, por verteton se eshte nhe egoist puro!